KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Planet e Federatës Atletike të Kosovës për medalje elitare në Lojërat Mesdhetare
Sport

Planet e Federatës Atletike të Kosovës për medalje elitare në Lojërat Mesdhetare

Kosova News
Kosova News 13:52 -30/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova po përgatitet të presë Lojërat Mesdhetare 2030, një ngjarje historike që do të shënojë një moment të rëndësishëm për sportin në vendin tonë.
Njëra nga sportet pjesëmarrëse do të jetë edhe atletika dhe Federata Atletike e Kosovës po punon intensivisht për të siguruar që atletët të jenë të përgatitur në nivelin më të lartë, duke përballuar sfidat infrastrukturore dhe duke krijuar kushte më të mira për stërvitje dhe përgatitje.

Në një intervistë për KosovaPress, kryetari i kësaj federate, Halil Sylejmani, tregon vizionin, ambiciet dhe planet konkrete për zhvillimin e atletikës dhe përfaqësimin e denjë të Kosovës në këtë ngjarje.

:“Sa i përket Lojërave Mesdhetare, që është në vitin 2030, ne jemi edhe më parë, por edhe tani prej që është marrë vendimi që do të mbahet në Kosovë, është një sensacion i jashtëzakonshëm. Është e pamundur ta mendonim që para 20 e pak vjetësh që në Kosovë të lirë të mbahen Lojërat Mesdhetare ku do të marrin pjesë 26 shtete të cilët bëjnë pjesë. Ne si Federatë Atletike gjithherë po dëshirojmë të bëjmë të pamundurën, edhe pse kemi shumë pengesa për atletët, sidoqoftë, ne do t’ia ndalim edhe për gara të tjera, por kryesisht për Lojërat Mesdhetare është diçka speciale”, tha Sylejmani.

Sylejmani tregon synimet e federatës për të konkurruar me atletë sa më të përgatitur dhe të cilësisë së lartë.

“Ne si Federatë Atletike do të konkurrojmë, sigurisht, posaçërisht që mbahet në vendin tonë që të kemi atletë sa më cilësorë dhe të përgatitur që të marrim medalje të bronztë, të arit apo të tjera. Do të ishte një sensacion i mirë, kur në vendin tonë mbahet një garë, por kjo është Mesdhetare prej 26 shteteve dhe do të jetë e mirë për klubet, federatën, por edhe vetë Kosovën. Trajnerët e klubeve këtu, kemi këshillat profesionale, selektorë të ndryshëm, janë duke punuar dalëngadalë, duhet ta formojmë një ekip…dhe besoj që do të marrim pjesë në mënyrë të thukët, ta përfaqësojmë Kosovën bashkërisht me federata simotra të kësaj olimpiade apo mesdhetare”, tha Sylejmani.

Sylejmani flet edhe për sfidat infrastrukturore dhe rëndësinë e kushteve të mira për stërvitje, si dhe bashkëpunimin me institucionet shtetërore për përgatitjen e atletëve.

“Kryesore është atleti. Pas atletit janë shtigjet e atletikës, trajnerët, vendi ku bëhen gara, përgatitja e tyre. Ne, fatkeqësisht, Federata Atletike e Kosovës, që nga viti 1991 kur e kemi themeluar federatën e pavarur, Federatën Atletike të Kosovës, kur edhe në 2015-n jemi bërë edhe anëtar të organizmit më të madh në botë – Federatës Botërore në Pekin, ne kemi punuar dhe do të punojmë që t’i arrijmë. Mirëpo, pa kushte është shumë më vështirë, por ne po e marrim këtë çështje që duhet të përgatitemi dhe do të bëjmë llogaritë apo planifikime të ndryshme për një përgatitje të posaçme, duke e kyçur edhe Komitetin Olimpik, edhe ministrinë në përgjithësi, dhe vërtet t’i dërgojmë aty ku ka shtigje të atletikës, ku ka vend për hedhje, ku ka vend për kërcime e të tjera, sepse atletika është i ka disa disiplina”, tha Sylejmani.

Sylejmani përmend investimet konkrete në ndërtimin e shtigjeve të reja të atletikës dhe ndikimin e tyre për zhvillimin e sportit.

“Në Kamenicë, është duke u ndërtuar me një intensitet të jashtëzakonshëm, do të thotë pjesa e fuqishme apo qysh thonë e vrazhdë është në rregull. Dhe sidomos në Mitrovicë, ai veç është duke shkuar drejt përfundimit, por të them të drejtën nuk e di çfarë mund të bëhet që ajo të mund të përfundojë këtë vit. Ne qe nga 1991 në stadiumin e Mitrovicës nuk kemi bërë gara cilësore, se njëherë e patën okupuar tjetërkush, pastaj u shkatërruan shtigjet…Andaj sikur të ishte bërë shtegu i atletikës në Mitrovicë, kjo është si një qendër e krejt klubeve ku marrin pjesë, atëherë nuk kishim pasur dëshirë apo nevojë që të shkojmë edhe diku tjetër”, tha Sylejmani.

Ndryshe, të shtunën e 29 nëntorit 2025, Kosova mori konfirmimin e rëndësishëm në rrugëtimin drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030 pasi në Asamblenë e Jashtëzakonshme të ICMG-së u miratua prezantimi i propozimit dhe vazhdimi i përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare, duke shënuar një hap të madh për kryeqytetin dhe gjithë Kosovën.

Gjithashtu lexoni:

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Spanja eliminon Portugalinë, Ronaldo largohet me lot në sy

Kosova News 30/11/2025 30/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?