KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Brenda 6 vjetëve u pezulluan katër prokurorë për përfshirje në vepra penale
Siguri

Brenda 6 vjetëve u pezulluan katër prokurorë për përfshirje në vepra penale

Kosova News
Kosova News 23:07 -29/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Brenda 6 vjetëve u pezulluan katër prokurorë për përfshirje në vepra penale

Nga viti 2019 e deri këtë vit katër prokuror janë pezulluar nga puna për dyshimet në përfshirje të veprave penale. I fundit është prokurori Shala në Prizren i cili u arrestua nën dyshimet për marrje ryshfeti. Shoqëria civile ndonëse thotë se ndikon në integritetin e sistemit prokuorial, është një sinjal pozitiv se po luftohet krimi edhe brenda institucioneve

Masën e paraburgimit që nuk ia shqiptoi një të dyshuari në këmbim të 350 eurove, por prokurori Beqë Shala përfundoi vet në të.

Ai u arrestua e ishte në paraburgim nën dyshimet për marrje ryshfeti, dhe u pezullua me vendim të Këshillit Prokurorial.

Shala është vetëm prokurori i katërt në 6 vitet e fundit që është pezulluar nga puna, nën dyshimet për përfshirje në vepra të ndryshme penale.

“Ju informojmë se në rastin kur një prokuror është subjekt i hetimeve penale ose arrestohet për ndonjë vepër penale, KPK vepron në përputhje me Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Rregulloren për Masat Disiplinore dhe Procedurat ndaj Prokurorëve dhe, varësisht nga rrethanat e rastit, mund të marrë masa si: pezullimi nga detyra deri në përfundim të hetimeve, nisja e procedurës disiplinore ndaj prokurorit në fjalë, kurse në rast se konfirmohet fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë, KPK ndërmerr masa përfundimtare disiplinore, përfshirë shkarkimin nga detyra.

Sa i përket pyetjeve tuaja në këtë aspekt, Ju njoftojmë se gjatë viteve të fundit janë pezulluar disa prokurorë, si në vijim: 1. Në vitin 2019 është pezulluar një (1) prokuror;

Në vitin 2021 është pezulluar një (1) prokuror; 3. Në vitin 2022 është pezulluar një (1) prokuror; 4. Në vitin 2025 është pezulluar një (1) prokuror. Në total, gjatë periudhës 2019–2025 janë pezulluar gjithsej katër (4) prokurorë. Gjatë kohëzgjatjes së pezullimit, prokurorët kanë pranuar 50% të pagës mujore” – Këshilli Prokurorial i Kosovës
Megjithëse janë pyetur, nga Këshilli Prokurorial nuk kanë treguar për epilogun e tre rasteve të prokurorëve pezulluar para rastit të Shalës.

Në GLPS thonë se përfshirja e zyrtarëve të sistemit të drejtësisë ndikojnë në cenim të integritetit të sistemit.

“Pa asnjë dyshim, rastet e fundit të raportuara për përfshirjen e zyrtarëve të institucioneve të drejtësisë në aferat korruptive, e cenojnë edhe më tutje integritetin e sistemit të drejtësisë dhe e po ashtu e minojnë edhe besimin e qytetarëve në këto institucione. Siç jeni në dijeni, edhe në raportin fundit të publikuar nga GLPS, pra raportin RoLPIK, rezultoi se rreth 50% e qytetarëve pohojnë se mitmarrja apo aferat korruptive janë prezente në sistemin e drejtësisë, përkatësisht tek zyrtarët e këtyre institucioneve”-Liridon Salihi – GLPS

E në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se megjithatë, raste e tilla janë një tregues se veprat penale, luftohen edhe brenda sistemit.

“Normalisht që nuk është një sinjal pozitiv sa i përket asaj se sa e kemi sistemin prokurorial me itegritet, mirëpo në anën tjetër duhet me kuptu si një luftë kundër krimit që bëhet qoftë edhe brenda për brenda vet sistemin dhe duhet përfundimisht të kuptohet si qasje që e lufton të keqën edhe nëse gjithndet edhe ajo e keqe brenda vetës e brenda sistemit prokurorial”- Flamur Kabashi – IKD

Beqë Shala, prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, u arrestua e u dërgua në paraburgim pasi dyshohet se kishte pranuar ryshfet më 2022 nga një avokate për një rast paraburgimi. /dukagjini

Gjithashtu lexoni:

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Kosova News 29/11/2025 29/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Shiu zbulon cilësinë e punimeve, fusha e re sportive në Emshir të Prishtinës kthehet në “lumë”
17:28 -26/07/2026
Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë
17:11 -26/07/2026
Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve
17:06 -26/07/2026
Kurti: Sakrifica dhe vetëmohimi i Enver Zymerit duhet të shërbejnë si shembull për të gjithë zyrtarët shtetërorë
17:02 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?