KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Drafti i konkulzave: Heqja e masave pas tranzicionit të rregullt në veri
Politikë

Drafti i konkulzave: Heqja e masave pas tranzicionit të rregullt në veri

Kosova News
Kosova News 13:30 -28/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në takimin që do të mbahet në dhjetor, ministrat evropianë të BE-së do të rikonfirmojnë se heqja e mëtejshme e masave ndaj Kosovës do të ndodhë pas tranzicionit të rregullt të qeverisjes lokale në veri të vendit dhe pas një procesi të vazhdueshëm të deeskalimit. Kjo qëndron në draftin e konkluzave që pritet të miratohen në fund të takimit.

Një kapitull i veçantë i këtyre konkluzave i kushtohet procesit zgjedhor në vend. Ndërsa mirëpritet mbarëvajtja e zgjedhjeve të shkurtit dhe atyre lokale të vjeshtës.

Këshilli i Ministrave përmes konkluzave vëren me shqetësim ngërçin e zgjatur politik pas zgjedhjeve parlamentare dhe pret një proces zgjedhor të administruar mirë dhe gjithëpërfshirës në prag të zgjedhjeve të parakohshme të caktuara për 28 dhjetor.

Sa i përket procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Këshilli i Ministrave do të rikujtojë se si Kosova, ashtu edhe Serbia, e kanë progresin në rrugëtimin evropian të kushtëzuar me përpjekjet për zbatimin e plotë të të gjitha angazhimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e vitit 2023.

 “Të dyja palët rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme në mungesë të përparimit në normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Këshilli pranon se kontekstet politike të brendshme, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, kanë paraqitur sfida për përparimin dhe shpreh keqardhje që zbatimi i disa marrëveshjeve të Dialogut mbetet i paplotë nga të dyja palët”, thuhet në draft.

Konfirmohet gatishmëria e shefes së diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, për të organizuar një raund të ri të dialogut në nivelin më të lartë politik sapo të krijohen kushtet e favorshme, ndërsa palët ftohen të shfrytëzojnë mundësinë për të arritur rezultate konkrete.

Nga të dyja vendet pritet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve, ndërsa Kosovës i bëhet thirrje të implementojë obligimin që lidhet me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kosova dhe Serbia pritet të përmbahen nga veprimet provokuese, të shmangin retorikën përçarëse dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme dhe të koordinuara që garantojnë siguri, mbrojtje dhe demokraci pjesëmarrëse për të gjithë qytetarët.

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!

Kosova News 28/11/2025 28/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?