KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Asambleja miratoi të hyrat e vitit 2024 prej 28 milionë euro, Rama kërkon zhbllokimin e 35 milionëve nga ministria
Politikë

Asambleja miratoi të hyrat e vitit 2024 prej 28 milionë euro, Rama kërkon zhbllokimin e 35 milionëve nga ministria

Kosova News
Kosova News 17:20 -27/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Asambleja e Kryeqytetit ka miratuar hyrat komunale për vitin 2024, në vlerë prej 28 milionë euro.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për funksionimin financiar të komunës, por ka kërkuar gjithashtu që Ministria e Financave të zhbllokojë mjetet që ende nuk janë alokuar.

Rama tha se ministri në detyrë duhet ta mbajë fjalën për alokimin e mjeteve të miratuara sot, ndërsa kujtoi se 35 milionë euro të tjera – 25 milionë të hyra vetanake dhe 10 milionë euro nga një grant qeveritar – vazhdojnë të mbeten të bllokuara pa asnjë arsye procedurale.

“Miratohen në Asamblenë e Kryeqytetit hyrat e vitit 2024 në vlerë prej 28 milionë euro. Uroj që ministri në detyrë ta mbajë fjalën për alokimin e mjeteve të votuara sot. Si dhe 25 milionë të hyrat vetanake dhe 10 milionë grant qeveritar, gjithsej 35 milionë euro që ende mbahen të bllokuara dhe që nuk kërkojnë asnjë procedurë në Asamble, por vetëm vullnetin e ministrit për miratim”, ka deklaruar Rama.

Sipas Kryetarit të Prishtinës, zhbllokimi i këtyre fondeve është i domosdoshëm për vazhdimin e projekteve kapitale dhe shërbimeve për qytetarët.

Pas kësaj ka reaguar ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Murati tha se Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin Komunal ka bërë atë që, sipas tij, nuk u realizua nga Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja në Kuvendin e Kosovës.

“Sot, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje e votuan bartjen e të hyrave vetanake në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Pra, atë që nuk e bëri Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e bëri Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin Komunal, për të zhbllokuar pagesat për shërbimet esenciale publike,” shkroi Murati.

Ai shtoi se për Lëvizjen Vetëvendosje, interesat e qytetarëve mbeten prioritet i vazhdueshëm.

“Siç është vërtetuar tash e sa herë, për Lëvizjen Vetëvendosje interesat e qytetarëve çdoherë kanë prioritet,” theksoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog

Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik

Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin

Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe

Pas deklaratës së Paunoviqit, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Kosova News 27/11/2025 27/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?