Në mbledhjen që pritet të mbahet të hënën me 1 dhjetor, Lidhja Demokratike e Kosovës do të shqyrtojë koalicionet e mundshme parazgjedhore, si edhe emrat që do të përfshihen në listën e kandidatëve për deputetë.
Po ashtu në këtë mbledhje pritet edhe zyrtarizimi i katër koalicioneve të para të LDK-së që KosovaNews merr vesh se janë Ferid Agani, AKR, PSHDK dhe Zef Morina pritet të nisin rrugëtimin e përbashkët me këtë parti.
Ndërkaq, burimet e KosovaNews bëjnë të ditur se Këshilli i LDK-së do të diskutojë gjithashtu edhe çështjen e koalicionit me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt. /KosovaNews/


