KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ahmeti, për trafikun urban: Nuk mundesh me i liru nga pagesa në fushatë, e pas tri ditësh me mbet pa para
Lajme

Ahmeti, për trafikun urban: Nuk mundesh me i liru nga pagesa në fushatë, e pas tri ditësh me mbet pa para

KosovaNewss
KosovaNewss 22:52 -24/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar lidhur me debatet rreth funksionimit të Trafikut Urban dhe mënyrës së financimit të tij.

Përmes një postimi në facebook, Ahmeti ka shpjeguar modelin financiar që, sipas tij, është ndërtuar gjatë kohës sa ai drejtonte komunën, shkruan IndeksOnline.

Ahmeti theksoi se për të siguruar kreditë për 51 autobusët e rinj, Trafiku Urban duhej të garantonte të hyra të mjaftueshme për kthimin e kredisë.

Ai u shpreh se transporti publik nuk duhet parë si biznes fitimprurës, por si shërbim publik, ndaj komuna ka pasur obligim ta subvencionojë për çdo kilometër të operuar.

Postimi i plotë:

Modeli i Trafikut Urban që e kemi ndërtuar është ky

1. Për të siguruar kredi për 51 autobusë, Trafiku Urban duhej siguruar që ka të hyra për ta kthyer kredinë.

2. Transporti publik është interes publik.  Linja për fshatrat e Gollakut psh mund të mos ketë kuptim dhe fitim financiar por ka kuptim të interesit publik.

3. Prandaj kemi vendosur që komuna të paguaj Trafikun Urban si shërbim për kilometër të autobusit.  Aty ku Trafiku Urban nuk ka interes financiar, komuna ka interes publik. Kësisoji, pa marr parasysh numrin e udhëtarëve, ka të hyra për të paguar kredinë.

4.  Modeli financiar që e kam ndërtuar me konsulentin anglez personalisht

Kostoja e kilometrit ka përfshirë shpenzimet e Trafikut Urban dhe shpenzimet e kredisë për autobusët e rinj.

Kostoja për kilometër*km – të hyrat nga biletat = fatura mujore për Komunën.

5. Kur dikush nga komuna thotë lirimi nga pagesa nuk ka ndikim – rren.  Ti mundesh me liru kategori nga pagesa, por dikush duhet të paguajë. Ne kemi liru nga pagesa penzionerë, por si komunë kemi paguar për secilin penzionist që kemi liruar, sepse modeli e kërkon.  Nuk mundesh me liru nga pagesa në fushatë e mas tre ditëve me met pa pare.

6. Transport publik pa subvencionim nga buxheti komunal nuk ka.  Duhesh me pas linjë edhe me dy udhëtar e duhesh me pas linjë edhe me humbje për me motivu qytetarët mos me përdor kerre.

7. Modeli jonë është përdor si shembull nga Berzh. E kemi lënë marrëveshjen edhe për 30 autobusë të tjerë (8 elektrik) bazuar në përformancën në kredinë e parë.  Pse nuk është bo nuk e di.

Dëmi është i madh për qytetarët. Faji është jetim. Përgjegjësia është e përbashkët. Lehtë është me prish. Vështirë është me ndreq diçka.

Gjithashtu lexoni:

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

KosovaNewss 24/11/2025 24/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?