KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vetëvendosje: LDK po e përdor Trafikun Urban për propagandë, qyteti po mbahet peng
Politikë

Vetëvendosje: LDK po e përdor Trafikun Urban për propagandë, qyteti po mbahet peng

Kosova News
Kosova News 16:51 -24/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë kanë thënë se çështja me buxhetin e Komunës së Prishtinës dhe ajo që ndodhi sot me operatorët privatë dhe “Trafiku Urban” të cilët kanë ndërprerë qarkullimin, është si shkak i Përparim Ramës, LDK-së dhe liderit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, e të asamblistët e të cilëve kanë bërë thirrje organeve të drejtësisë të nisin hetimet dhe të trajtojnë denoncimet që i kanë bërë ndër vite për keqpërdorimet në Komunë e Prishtinë dhe keqmeanxhimin në ndërmarrje të Prishtinës.

Gëzim Sevçla ka thënë se VV nuk do të hesht, dhe sot për herë të parë shërbimet e tyre u ndalën dhe se një pjesë të fajit e ka edhe menaxhmenti i ndërmarrjes “Trafiku Urban” që ka punësuar mbi 100 persona partiakë të LDK-së dhe PDK-së.

Lexo po ashtu:

Takimi pa marrëveshje – Murati i prerë me sindikatat: Nuk mund ta jap atë që ligji nuk e lejon

“Sot, Komuna e Prishtinës po përballet me një keqpërdorim të paprecedent të institucioneve dhe të ndërmarrjeve të saj publike. Kryetari Përparim Rama i ka vënë ndërmarrjet komunale në funksion të propagandës së LDK-së, në përpjekje për të ndërtuar një narracion të rremë kundër Qeverisë dhe kundër Vetëvendosjes. Ky është manipulim i pastër politik, i planifikuar dhe i qëllimshëm. Sa i përket buxhetit, ne kemi qenë të qartë që nga fillimi, partitë opozitare nuk kanë dashur ta miratojnë buxhetin e Prishtinës, për t’i shërbyer fushatës së tyre elektorale. Dhe sot, deklarata e Presidentes Osmani e konfirmoi publikisht pikërisht këtë. Pra, e vërteta është shumë e thjeshtë, në njërën anë refuzim për ta votuar buxhetin e Prishtinës në Parlament, dhe në anën tjetër, mungesë pune, mungesë përgjegjësie dhe strategji bllokuese politike nga kryetari Rama dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Projektet janë mbajtur peng me vetëdije. Zhvillimi i qytetit është sabotuar me synim elektoral. Institucionet komunale janë vënë në shërbim të lojës së LDK-së”, tha ai.

- Reklamë -

Ai theksoi se ndërmarrjet janë të qytetit e jo të partive.

“Prandaj, sot bëjmë thirrje të hapur për ndërhyrje të organeve të drejtësisë. Të nisin hetime të plota dhe të trajtojnë pa vonesë të gjitha denoncimet e bëra viteve të fundit për keqpërdorimet në Komunën e Prishtinës dhe ndërmarrjet e saj. Vetëvendosje nuk do të heshtë. Sot, ne thërrasim të gjitha strukturat tona në Prishtinë, aktivistët, mbështetësit, votuesit tanë, të mobilizohen në mënyrë të plotë për të mbrojtur qytetin nga ky abuzim i thellë politik. Dhe një thirrje të drejtpërdrejtë e kemi edhe për punëtorët e ndërmarrjeve publike. Ju bëjmë thirrje të mos bëheni pjesë e lojës së paligjshme politike të Përparim Ramës dhe LDK-së. Të mos pranohet presioni, shantazhi apo instrumentalizimi. Ndërmarrjet janë të qytetit, jo të partive. Ato janë të punës, jo të propagandës. Askush nuk ka të drejtë t’ju përdorë politikisht. Ky ka qenë argumenti i ngritur nga Përparim Rama në zgjedhje dhe në koordinim me PDK po mundohet ta ngrejë si kauzë sa i përket zgjedhjeve qendrore. Narracioni i ngritur për bllokadë nuk është i vërtetë, i vetmi bllokues është Përparim Rama dhe Lumir Abdixhiku. Këtë e konfirmoi edhe Presidentja që Kuvendi ka pasur të drejtë miratimin e buxhetit nëpër komuna. Sot bëjmë thirrje të hapur për ndërhyrje të organeve të drejtësisë”, tha Sveçla.

E asamblisti tjetër tha se dita e sotme që u ndalë transporti publik në Prishtinë, dot ë hyjë në Prishtinë e që fajtor janë LDK dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Situata që ndodhi sot është e paprecedentë, për herë të parë sot do të hyjë në histori që është ndalur transporti publik. Përgjegjës është Përparim Rama dhe LDK vazhdimisht kanë bllokuar edhe veten. Ndërmarrja Trafiku Urban menaxhohet nga LDK, kjo ndërmarrje ka borxh mbi 1 milion euro. Komplet ndërmarrjet publike janë në buzë të falimentimit. Është e qartë që çdo veprim i Ramës janë veprime për të krijuar kauza elektorale në momente të fushatave, se kinse dikush i ka bllokuar. Sot kryetari Rama e kuptoi dhe e pranoi edhe deklarimet e tij për të hyrat vetanake, mirëpo sot pas takimit kanë shkuar në komunë dhe i kanë shpjeguar procedurën dhe ai thirri mbledhje urgjente të Kuvendit Komunal. Ai e ka pranuar se fajtori është vetë”, ka thënë ai.

Ai përmendi dallimet mes ndërmarrjeve që udhëhiqen nga LDK, PDK dhe VV.

“Ndërmarrja ‘Trafiku Urban’menaxhohet nga LDK dhe aktualisht ka borxh mbi 1 milion euro. Ndërmarrja Stacioni i autobusëve qeveriset nga LVV dhe ka në konton e tyre 1 milion euro. Nuk ka borxhe, i paguan pagat e punëtorëve. Ndërsa ‘Ndërmarrja e Gjelbër’ që menaxhohet nga PDK ka 70 cent në xhirollogari dhe ngjashëm është edhe në ndërmarrja publike banesore dhe ku aty përballen me mungesë të pagave. Komplet ndërmarrjet që menaxhohen nga PDK dhe LDK janë buzë falimentimit”, theksoi Azemi.

Lexo po ashtu:

Osmani pyetet për buxhetin e komunave: U kërkova partive ta votojnë, nuk shkuan

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Kosova News 24/11/2025 24/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?