KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rreth 28 milionë euro mund të arrijë fatura e të gjitha proceseve zgjedhore të 2025
Politikë

Rreth 28 milionë euro mund të arrijë fatura e të gjitha proceseve zgjedhore të 2025

Kosova News
Kosova News 10:23 -22/11/2025
Shpërndaje
xr:d:DAFRctJW6WM:16,j:40455749615,t:22110911
Shpërndaje

Brenda pak ditësh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet ta dërgojë në Qeverinë e Kosovës kërkesën buxhetore për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Se sa do të jetë shuma e planfikuara nga KQZ, në këtë institucion nuk kanë treguar me arsyetimin se është duke u përgatitur, por nëse vlera do të jetë e përafërt me zgjedhjet e llojit të njëjtë, parlamentare, që u mbajtën më 9 shkurt, atëherë kostoja e të gjitha proceseve zgjedhore të mbajtura vetëm gjatë vitit 2025 mund të arrijë në rreth 28 milionë euro.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi në zgjedhjet e 9 shkurtit ishin planifikuar 8.7 milionë euro, ndërkaq për zgjedhjet lokale 10.5 milionë të tjera.

KQZ ende nuk ka raporte përfundimtare që tregojnë se sa mjete janë shpenzuar nga këto planifikime.

Buxheti i planifikuar nga KQZ për organizimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt, ishte në vlerën e 8.7 milionë Euro. Sipas raporteve të deritashme, shuma e shpenzuar është rreth 7.9 milionë Euro. Ndërkaq, buxheti i planifikuar për qëllim të organizimit të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat janë mbajtur më 12 tetor 2025, është në vlerën e mbi 10.5 milionë Euro. Në këtë planifikim buxhetor, përfshihet dhe organizimi i raundit të dytë të zgjedheve për Kryetarë të Komunave. Në përfundim të këtij procesi dhe përmbylljes së të gjitha procedurave, do të kemi një raport përfundimtar dhe do të kemi të dhëna të sakta se sa nga mjetet e planifikuara janë shpenzuar”, tha Elezi për EO.

Duke folur për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, Elezi tha se KQZ është në proces të përgatitjes së planifkimit buxhetor dhe se kërkesën do ta dërgojnë për miratim në Qeverinë e Kosovës.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për një proces të ri zgjedhor, i cili nuk është i planifikuar. Në mbledhjen e radhës, KQZ do të miratojë planifikimin buxhetor për organizimin e zgjedhjeve të reja dhe kërkesën për buxhet do ta përcjellë për miratim në Qeverinë e Kosovës. KQZ ka vepruar kështu edhe në rastet tjera kur kemi pasur zgjedhje të parakohshme apo që kanë ndodhur pa planifikim, në një vit jo-zgjedhor”, tha Elezi.
Sipas arsyetimeve të KQZ-së, Ligji i ri për Zgjedhjet e Përgjithshme ka zgjeruar përgjegjësitë e KQZ-së në organizimin e procesit zgjedhor dhe kjo reflektohet edhe në koston e planifikuar.

Po ashtu, sipas KQZ-së pjesa më e madhe e mjeteve shpenzohet për të paguar trupat zgjedhore dhe stafin tjetër që angazhohet gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Gjithashtu lexoni:

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Kosova News 22/11/2025 22/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?