KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënohet me burg të përjetshëm vëllai i boksierit Besar Nimani, motra me pesë vijet burg
Lajme

Dënohet me burg të përjetshëm vëllai i boksierit Besar Nimani, motra me pesë vijet burg

KosovaNewss
KosovaNewss 22:43 -20/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Landit në Bielefeld ka dhënë një vendim tejet të rëndë ndaj familjarëve të boksierit të vrarë Besar Nimani. Vëllai i tij, Berati është dënuar me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje dhe sulm të rëndë, ndërsa motra ka marrë dënim prej pesë vitesh burg.

Gjyqtarët e dënuan Berat Nimanin për faktin që ai kishte qëlluar mbi anëtarët e familjes së personit që vrau vëllain e tij. Sipas gjykatës, ai ushqente “përbuzje të thellë” ndaj tyre – diçka që ishte e lexueshme edhe në letrat që kishte shkruar nga burgu.

Interesante mbetet fakti që dënimi është shumë më i rëndë sesa kishte kërkuar prokuroria. Ata kishin kërkuar 12 vjet burg për Berat Nimanin, por gjykata vendosi dënim maksimal, duke e tejkaluar ndjeshëm kërkesën fillestare, raporton “wdr.de”. Edhe motra e tij u shpall fajtore për tentativë vrasjeje dhe mori pesë vjet burg.

Në sallën e gjyqit atmosfera ishte e rënduar. Të pranishëm ishin shumë anëtarë të familjes së të pandehurve – nëna dhe disa motra. Ato reaguan me zë të lartë ndaj vendimit, ndërsa nëna shpërtheu në lot dhe u largua nga salla.

Prej vitesh ekzistonte një konflikt mes dy familjeve – njërës shqiptare dhe tjetrës kurde. Shkaku nuk është përcaktuar plotësisht, por dyshohet se lidhet me trafik droge. Gjithçka u përshkallëzua në mars 2024, kur boksieri Besar Nimani u qëllua për vdekje në qytetin e vjetër të Bielefeldit.

Vendimi u shty disa herë për shkak të mocioneve të mbrojtjes

Seanca finale nisi me vonesë. Edhe pse provat ishin paraqitur më herët, avokatët mbrojtës të Berat Nimanit paraqitën tre mocione shtesë. Qëllimi i tyre ishte të rrëzohej akuza për vrasje dhe të shmangej burgimi i përjetshëm. Ata pretenduan se Nimanit “i ishte cenuar jeta për një kohë të gjatë” dhe se familja rivale e kishte kërcënuar vazhdimisht.

Mbrojtja argumentoi se kur ai qëlloi me armë më 26 shkurt 2025, ai kishte vepruar në një formë “vetëmbrojtjeje”. Por pas diskutimeve të gjata, gjyqtarët i hodhën poshtë mocionet

Gjithashtu lexoni:

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

KosovaNewss 20/11/2025 20/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?