KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zi e terr për PDK-në —Edhe Supremja ia rrëzon ankesën për Mitrovicën e Jugut
Politikë

Zi e terr për PDK-në —Edhe Supremja ia rrëzon ankesën për Mitrovicën e Jugut

Kosova News
Kosova News 17:01 -20/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës për rivotim në Mitrovicë të Jugut.

PDK u ankua ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të datës 14.11.2025, përmes së cilit u refuzua si e pabazuar ankesa me të cilën kjo parti kërkonte rivotim dhe pretendonte se kishte “tren bullgar” të vjedhjes së votave në Mitrovicë të Jugut.

“Pasi PZAP kishte refuzuar ankesën e PDK-së, kjo e fundit, ka paraqitur ankesë në Gjykatë Supreme, duke kërkuar të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që brenda afatit të caktuar ligjor të përsërisë procesin zgjedhor në Komunën e Mitrovicës, duke kryer rivotim në përputhje me ligjin dhe rregulloret përkatëse. Gjykata Supreme e Kosovës, duke u nisur nga gjendja e tillë faktike dhe ligjore e çështjes, e ka pranuar në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së”, thuhet në vendim.

Njofitmi i plotë:

- Reklamë -

Kolegjet e Gjykatës Supreme kanë refuzuar si të pabazuara dy (2)ankesa administrative të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ndërsa kanë pranuar si të bazuar një (1) ankesë.

Në rastin e parë, me numër lënde AA.nr.122/2025, është refuzuar si e pathemeltë ankesa e parashtruar nga subjekti politik: Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.439/2025, të datës 14.11.2025.

Pasi PZAP kishte refuzuar ankesën e PDK-së, kjo e fundit, ka paraqitur ankesë në Gjykatë Supreme, duke kërkuar të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që brenda afatit të caktuar ligjor të përsërisë procesin zgjedhor në Komunën e Mitrovicës, duke kryer rivotim në përputhje me ligjin dhe rregulloret përkatëse.

Gjykata Supreme e Kosovës, duke u nisur nga gjendja e tillë faktike dhe ligjore e çështjes,  e ka pranuar në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së.

Gjykata Supreme konstaton se asnjë nga pretendimet e palëve nuk është provuar dhe faktuar dhe nuk ekziston bazë ligjore që të provojë se ka pasur shkelje të natyrës substanciale që mund të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor ose në rezultatin përfundimtar, andaj, vlerësoi se dëshmitë e paraqitura nuk krijojnë bazë të mjaftueshme për gjykatën që të krijohet bindja se në rastin konkret duhet të urdhërohet rivotimi.

Në rastin e dytë me numër lënde AA.nr.121/2025, është refuzuar si e pabazuar ankesa e  parashtruar nga Labinot Halilaj, kandidat për asamblist në Komunën e Gllogocit, nga Subjekti Politik Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin, (PDKRLL), paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.440/2025 të datës 14.11.2025.

Pasi PZAP kishte hedhur si të pas-afatshme ankesën e parashtruar nga Labinot Halilaj, ky i fundit, të paraqitur kundër ankesë në Gjykatë Supreme duke kërkuar që të rinumërohen të gjitha votat për Kandidat për Kuvendin Komunal në Gllogoc.

Gjykata Supreme e Kosovës, pas vlerësimit të vendimit të atakuar pretendimeve ankimore dhe atyre në përgjigje në ankesë, shqyrtoi shkresat e tjera të lëndës, gjeti se ankesa është e pabazuar.

Gjykata Supreme e Kosovës, duke u nisur nga kjo gjendje e çështjes, e pranon si të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së dhe konsideron se në rastin konkret juridik, nuk është bërë diskriminim dhe nuk është cenuar e drejta zgjedhore dhe ndonjë e drejtë themelore e paraparë me Ligj dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në rastin e tretë, me numër lënde A.A.nr.120/2025, është pranuar si e bazuar ankesa e kandidatit për asamblist në Komunën e Istogut, Avni Gashi, nga subjekti politik: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.389-2/2025, të datës 14.11.2025 dhe çështja i kthehet Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në rivendosje.

Pasi PZAP kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruar nga Avni Gashi, ky i fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke kërkuar që të urdhërohet PZAP të lejojë rinumërimin e votave dhe të obligohet KQZ që të bëjë verifikimin e materialit zgjedhor dhe të urdhërohet rinumërimi i votave në vendvotime të caktuara.

Gjykata Supreme e Kosovës vlerëson se PZAP, me rastin e shqyrtimit të ankesës së ankuesit, nuk ka vepruar sipas vërejtjeve dhe sugjerimeve të dhëna nga ana e Gjykatës Supreme  të Kosovës, dhe nuk ka vepruar në pajtim me nenin 117 [Procedurat e PZAP-së] paragrafi 4 të Ligjit nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, ku përcaktohet se: “PZAP-ja mund të urdhërojë rinumërimin e fletëvotimeve në një vendvotim apo qendër votimi, si dhe shqyrtimin e materialit votues si pjesë të hetimeve për ankesën e parashtruar.”

Për pasojë, Gjykata Supreme e Kosovës  vlerëson se rinumërimi i votave në vendvotimet e identifikuara në ankesë është i domosdoshëm për të vërtetuar rezultatin e saktë të zgjedhjeve dhe për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor, në përputhje me parimin e besueshmërisë së zgjedhjeve të sanksionuar në nenin 45 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në rivendosje, PZAP, udhëzohet që të shqyrtojë edhe njëherë udhëzimet e dhëna nga kjo gjykatë, pretendimet ankimore të ankuesit, provat e deponuara dhe të procedojë tutje në hetimin e këtyre pretendimeve përkatëse që të sigurojë që mos të cenohet integriteti i procesit zgjedhor dhe secila votë të shkojë në destinimin e synuar dhe mos të ketë devijim të vullnetit të qytetarëve.

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Kosova News 20/11/2025 20/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?