KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga e hëna, RTK-ja në grevë të përgjithshme
Politikë

Nga e hëna, RTK-ja në grevë të përgjithshme

Kosova News
Kosova News 15:27 -20/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka njoftuar se nga dita e hënë, stafi i televizionit do të hyjë në grevë të përgjithshme.

Greva është njoftuar të mbahet çdo ditë, nga ora 11 deri në orën 13, raporton IndeksOnline.

“Gjatë këtyre dy orëve ndalet çdo punë, në çdo sektor të RTK-së: redaksi, administratë, financa, arkiv, kamera, galeri, master, teknikë, produksion, regjisorë, montazh, audio, si dhe të gjitha njësitë tjera mbështetëse. Greva vlen për të gjithë, pa përjashtim.

Kjo masë vjen pas një periudhe të gjatë kërkesash të injoruara dhe një gjendjeje që është bërë e paqëndrueshme si për stafin ashtu edhe për funksionimin e institucionit. Pagat janë të bllokuara dhe rrezikohet seriozisht vazhdimësia e RTK-së” thuhet në njoftim.

Kjo është deklarata e plotë e Sindikatës:

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së njofton opinionin dhe gjithë stafin se nga e hëna fillon greva e përgjithshme, e cila do të mbahet çdo ditë nga ora 11:00 deri në 13:00.

Gjatë këtyre dy orëve ndalet çdo punë, në çdo sektor të RTK-së: redaksi, administratë, financa, arkiv, kamera, galeri, master, teknikë, produksion, regjisorë, montazh, audio, si dhe të gjitha njësitë tjera mbështetëse. Greva vlen për të gjithë, pa përjashtim.

Kjo masë vjen pas një periudhe të gjatë kërkesash të injoruara dhe një gjendjeje që është bërë e paqëndrueshme si për stafin ashtu edhe për funksionimin e institucionit. Pagat janë të bllokuara dhe rrezikohet seriozisht vazhdimësia e RTK-së.

Kërkojmë nga menaxhmenti i RTK-së të marrë vendim të qartë për mosmbulim të fushatës zgjedhore. Pa një vendim të tillë, stafi rrezikon të përfshihet në situata të padrejta dhe të ekspozohet ndaj presioneve të jashtme.

Nëse menaxhmenti nuk del me qëndrim, SPERTK do të thërrasë bojkotin e plotë të zgjedhjeve nga ana e gjithë kolegëve.

Greva do të shoqërohet shumë shpejt edhe me protestë në shesh, para Qeverisë, për të cilën do të njoftojmë me kohë. Kjo protestë është e domosdoshme, sepse gjendja në RTK ka kaluar çdo kufi të durimit.

Ftojmë të gjithë punonjësit të qëndrojnë të bashkuar dhe t’i përmbahen vendimeve të Sindikatës. Bashkimi ynë është i vetmi mjet për të mbrojtur punën, dinjitetin dhe shërbimin publik që i ofrojmë vendit.

Qëllimi ynë është i vetëm: zgjidhja urgjente e çështjes së pagave dhe garantimi i funksionimit normal të RTK-së.

Pasi nuk ka Kuvend aktiv, kërkojmë që Qeveria, përkatësisht Ministria e Financave, të marrë vendimin e nevojshëm pa asnjë vonesë.

Nëse për zgjedhje gjenden mjete, atëherë duhet të gjenden edhe për RTK-në. Media publike nuk mund të lihet në kolaps.

Gjithashtu lexoni:

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit

LVV padit Komunën e Prishtinës për shtrenjtimin e biletave të autobusëve

Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog

Kosova News 20/11/2025 20/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit
14:42 -17/07/2026
LVV padit Komunën e Prishtinës për shtrenjtimin e biletave të autobusëve
14:18 -17/07/2026
Ministria e Brendshme hap konkurs për gjashtë pozita udhëheqëse
13:57 -17/07/2026
Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un
13:21 -17/07/2026
Hoxha takon Gjuriqin: Deklarata të papranueshme të ministres për Kosovën
12:59 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?