KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krasniqi: S’kemi pasur njoftim për vazhdimin e mbledhjes, çdo akt i marrë në mungesë kuorumi është inekzistent
Politikë

Krasniqi: S’kemi pasur njoftim për vazhdimin e mbledhjes, çdo akt i marrë në mungesë kuorumi është inekzistent

Kosova News
Kosova News 13:22 -20/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas shkarkimit të Besim Kelmendit nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, në një konferencë për medie, Visar Krasniqi- anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ka thënë se nuk ka pasur njoftim për vazhdimin e mbledhjes.

Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) të enjten, Kelmendi u shkarkua nga kjo pozitë me votat e pesë anëtarëve të Këshillit, pasi të tjerët kishin lëshuar mbledhjen, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas Krasniqit, çdo akt i marrë në këtë mbledhje e cila është konsttauar se nuk ka kuorum, është akt inekzistent.

“Nuk kemi pas njoftim për vazhdimin e mbledhjes për të cilën ai vetë konstatoi se nuk ka kuorum për të vazhduar tutje. Çdo vendim i marrë në mungesë korumi është akt inekzistent dhe nuk prodhon kurrfarë efekti juridik. Largimi ka qenë vetëm mekanizëm i mbështetur i pesë anëtarëve për ta ndaluar një akt të paligjshëm”, tha Krasniqi.

Në konferencë po marrin pjesë vetë Kelmendi dhe anëtarët: Visar Krasniqi, Arian Gashi, Veton Shabani dhe Dardan Vuniqi.

Pas vendimit për shkarkim, Kelmendi i kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi” tha se nga mediat është informuar për vendimin për shkarkimin e tij.

“Për besë, u informova nga mediat për shkarkimin tim. Është vendim arbitrar, vendim i kundërligjshëm sepse dihet fare mirë që KPK s’ka pas kuorum. Posa ta pranoj një vendim të tillë, natyrisht se do ta atakoj në gjykatë”, tha Kelmendi.

Në anën tjetër, KPK në këtë takim pa kuorum, po ashtu ka caktuar si ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit, prokurorin Agron Qalaj. Ky i fundit, i kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, tha se nuk e ka idenë se çfarë ka ndodhur në KPK.

“Kush more… Sen nuk di çka ka vendos Këshilli”, tha Qalaj.

Lidhur me këtë vendim, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Këshillit, duke e quajtur të paligjshëm, arbitrar dhe abuziv këtë vendim të një pjese të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), të cilët, në mungesë të kuorumit për vendimmarrje, kanë nxjerrë vendim për shkarkimin e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi. Ky vendim vjen me fillimin e zbatimit dhe efekteve të para të reformës në KPK që synon ta luftojë korporatizmin brenda këtij institucioni.

“Vendimi për shkarkimin e z. Kelmendi është përpjekje për të ruajtur përbërjen korporatiste dhe kontrollin e sistemit prokurorial nga grupi i stërvjetëruar i interesit brenda sistemit prokurorial”, thuhet në reagim.

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro

Kosova News 20/11/2025 20/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër
09:23 -24/07/2026
Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
08:40 -24/07/2026
SHBA-ja vendos tarifa ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë
08:37 -24/07/2026
Haxhiu sot mban konferencë për media
08:33 -24/07/2026
Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?