Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, janë deklaruar se data më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare do të ishte 21 dhjetori.
Këto deklarata i kanë bërë derisa po hynin në takimin e ftuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ndërkohë, tashmë ka nisur takimi i Presidentes me liderët e partive politike, ku i pranishëm është edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, partia e të cilit doli fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, por jo me mjaftueshëm vota për të formuar Qeverinë e re./eo/


