KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedonci merr pjesë në Konferencën e Berlinit, flet për sfidat e sigurisë në Evropë
Siguri

Maqedonci merr pjesë në Konferencën e Berlinit, flet për sfidat e sigurisë në Evropë

KosovaNewss
KosovaNewss 18:49 -19/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Berlinit mori pjesë si panelist në debatin e nivelit të lartë “Autoritarizmi në rritje/Rusia – Kërcënimi, rreziku dhe zbutja e tyre”.

Ministri Maqedonci, në kongresin e 24-të të Mbrojtjes dhe Sigurisë Evropiane, në ngjarjen kyçe që mbledh vendimmarrës të lartë, ekspertë të sigurisë, përfaqësues të industrisë së mbrojtjes dhe udhëheqës ushtarakë nga e gjithë Evropa, adresoi sfidat e sigurisë në Evropë, pasojat e politikave autoritare dhe rëndësinë e koordinimit euroatlantik në përballjen me këto rreziqe.

Në këtë konferencë ministri u shoqërua nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Ahmet Ajeti, kolonel Bekim Zejnullahu dhe këshilltarin ushtarak Agron Berisha.

Në margjinat e konferencës, ministri zhvilloi edhe takime me personalitete shtetërore dhe përfaqësues të sektorit të sigurisë dhe mbrojtjes, përfshirë ministrin e shtetit dhe deputetin e Bundestagut gjerman, Florian Hahn, Gjeneralin Ingo Gerhartz – Komandant i Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO-s në Brunssum, si dhe Princeshën Victoria, trashëgimtare e Kurorës së Mbretërisë së Suedisë.

Gjatë konferencës, ministri Maqedonci përgjatë një takimi të realizuar me ministren e Mbrojtjes së Luksemburgut, Yuriko Nadia Backes, diskutoi dhe rreth situatës së përgjithshme të sigurisë dhe mundësive për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit

KosovaNewss 19/11/2025 19/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?