Kosova sonte barazoi 1:1 me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pas ndeshjes, kryeministri në detyrë Albin Kurti u shpreh se ekipi ka treguar një rezultat pozitiv dhe ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar për në fazën tjetër drejt Kupës së Botës 2026.
“Dolëm nga stadiumi me bindjen se do të duhej të kishim fituar. Rezultat pozitiv ndaj Zvicrës dhe arritje e jashtëzakonshme: kualifikimi për në fazën tjetër drejt Kupës së Botës 2026”, ka shkruar Kurti.
Ai ka theksuar se djemtë e ekipit po luajnë futbollin më të bukur ndonjëherë, me disiplinë ndaj taktikave dhe planit të lojës, dhe me pasion për stemën dhe vendin.
“Mezi i presim ndeshjet e radhës”, ka përfunduar Kurti.


