Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka bërë një reagim të veçantë para përballjes së sotme mes Kosovës dhe Zvicrës, transmeton KosovaNews.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada ka theksuar pasionin e përbashkët të dy ekipeve dhe ka uruar suksese për të dyja kombëtaret.
“🇨🇭⚽🇽🇰 Big day on the pitch! Kosovo and Switzerland face off today — two teams, one passion. We wish best of luck to both teams! 🔥⚽”, thuhet në postimin e ambasadës.
Ndeshja do të zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45. Përballja pritet të zgjojë interes të madh, duke marrë parasysh lidhjet e shumta mes dy vendeve dhe komunitetin e madh shqiptar që jeton në Zvicër./KosovaNews/


