Një incident i rëndë ka ndodhur sot në një shkollë fillore në Prizren, ku një 12-vjeçar ka therur me thikë një 14-vjeçare.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes të miturve.
“Më datë 17.11.2025, rreth orës 12:55, është raportuar për një mosmarrëveshje mes dy të miturve në një shkollë fillore në Prizren, gjatë së cilës njëri prej tyre ka përdorur mjet të mprehtë duke e plagosur tjetrin. Viktima, vajzë 14-vjeçare, është dërguar në Emergjencën Spitalore të Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. I dyshuari, 12-vjeçar, është sjellë në stacion policor nga familjarët dhe me të janë marrë hetuesit e delikuencës së të miturve. Të dy janë nxënës të së njëjtës shkollë. Rasti është në trajtim”, ka deklaruar Bytyqi.


