KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I bie pishman Mali i Zi – thotë se brenda pak ditësh do ta rikthen lëvizjen pa viza me Turqinë
Rajon

I bie pishman Mali i Zi – thotë se brenda pak ditësh do ta rikthen lëvizjen pa viza me Turqinë

Alban Begolli
Alban Begolli 23:53 -17/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, ka deklaruar se vendimi për pezullimin e përkohshëm të udhëtimit pa viza mes Turqisë dhe Malit të Zi pritet të anulohet shumë shpejt, brenda 10 deri në 15 ditëve, raporton NTV, transmeton KosovaNews.

Ibrahimoviq e bëri këtë prononcim gjatë një konference të përbashkët për media me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Johann Wadephul, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Podgoricë.

Ai tha se është në komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin Milojko Spajiq dhe se pret që marrëveshja e udhëtimit pa viza t’i rikthehet normalitetit.

“Jam në kontakt të rregullt me kryeministrin. Besoj se vendimi për pezullimin e udhëtimit pa viza me Turqinë do të anulohet brenda 10–15 ditësh,” deklaroi ai.

- Reklamë -

Ministri malazez shtoi se pas pezullimit të kësaj marrëveshjeje, është shkaktuar fluks i madh i qytetarëve turq në përfaqësitë diplomatike të Malit të Zi në Turqi.

Çfarë kishte ndodhur në Mal të Zi?

Vendimi për pezullimin e udhëtimit pa viza erdhi pas një rasti të thikësimit në Podgoricë në fund të tetorit, për të cilin fillimisht u akuzuan dy shtetas turq. Pas incidentit, grupe qytetarësh malazezë organizuan përmes rrjeteve sociale sulme ndaj bizneseve dhe automjeteve në pronësi të turqve.

Si reagim ndaj tensioneve, kryeministri Milojko Spajiq njoftoi se liria e udhëtimit pa viza për shtetasit turq do të pezullohej përkohësisht.

Dy turq të arrestuar — të pafajshëm

Të dy shtetasit turq të arrestuar, me inicialet Y.G. dhe N.D., të dyshuar fillimisht për “tentativë vrasjeje”, janë liruar pasi hetimet kanë vërtetuar se nuk kanë qenë të përfshirë në incident.

Gjykata e Lartë në Podgoricë njoftoi se nuk ka pasur dyshime të arsyeshme që i ndërlidhnin ata me rastin, duke theksuar se vendimi për lirimin e tyre nuk lidhet me ndryshimin e kualifikimit të veprës penale, por me mungesën e provave që të mbështesin akuzën./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Begaj pas takimit me Costan: Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor në BE sjellin më shumë siguri dhe stabilitet

Rasti i Zvërnecit, Rama: Mediat greke “u bënë njësh” me protestuesit

Haxhiu nga Tetova: Kosova do të jetë gjithmonë pranë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Bashkohen tre subjekte politike në Mal të Zi, shpallet zyrtarisht Forumi Shqiptar

Self në Maqedoninë e Veriut: Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit

Alban Begolli 18/11/2025 17/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?