KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Eurodeputeti austriak kërkon heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës: BE-ja nuk e sanksionoi Vuçiqin, por Kosovën
Politikë

Eurodeputeti austriak kërkon heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës: BE-ja nuk e sanksionoi Vuçiqin, por Kosovën

Kosova News
Kosova News 22:56 -17/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka kërkuar heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato “një ide të keqe”. Ai thekson se masat janë të padrejta, veçanërisht në krahasim me mungesën e sanksioneve ndaj regjimit të Vuçiqit në Serbi.

Disa ditë para përfundimit të mandatit, ish-shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, rekomandoi që Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese.

Megjithatë, jo të gjitha shtetet e bllokut u pajtuan për heqjen e tyre, prandaj ato vazhdojnë të mbeten në fuqi edhe sot.

Së fundmi, nga Brukseli është bërë e ditur se masat do të hiqen vetëm nëse realizohet një transfer i rregullt i pushtetit në veri.

Ndërkohë, eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka kërkuar që këto masa ndëshkuese ndaj Kosovës të hiqen menjëherë.

- Reklamë -

“Masat kundër Republikës së Kosovës kanë qenë gjithmonë një ide e keqe. Ato duhet të hiqen menjëherë dhe plotësisht. Në Bruksel, disa që më herët nuk ishin plotësisht të informuar për situatën, tani për shkak të zhvillimeve në Serbi po e shohin absurditetin që regjimi i Vuçiqit nuk është sanksionuar, ndërsa Republika e Kosovës është vënë në shënjestër në këtë mënyrë”, deklaroi ai.

Mandl ka thënë se po punon që Kosova dhe Serbia të kenë një të ardhme më të mirë, ndonëse ka theksuar se Serbia po bën hapa prapa në aspektin e demokracisë.

“Uroj që Kosova, ashtu edhe Serbia, të kenë më të mirën në të ardhmen. Dhe unë punoj për këtë. Besoj se proceset demokratike në Kosovë do të sjellin vite stabiliteti. Kosova ka treguar vazhdimisht pjekurinë e saj në ushtrimin e demokracisë. Serbia është shumë prapa sa i përket demokracisë dhe stabilitetit. Unë shoh një mundësi që lëvizja për liri në Serbi të triumfojë”.

Masat ndaj Kosovës ishin vendosur në qershor të vitit 2023 si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të vendit, kur kryetarët shqiptarë në rrethana të tensionuara morën detyrën për të udhëhequr me katër komunat veriore./teve1

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Kosova News 17/11/2025 17/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?