Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka publikuar një mesazh të veçantë para ndeshjes së nesërme mes Zvicrës dhe Kosovës, duke theksuar lidhjet e forta njerëzore që bashkojnë dy vendet përtej sportit, përcjell KosovaNews.
“Tomorrow is match day! 🇨🇭⚽🇽🇰” thuhet në postimin e Ambasadës, ku theksohet se përballja mes dy kombëtareve është një pasqyrim i natyrshëm i historisë së përbashkët dhe komuniteteve të ndërlidhura.
Zvicra kujtoi me krenari futbollistët me prejardhje kosovare që kanë shkëlqyer me fanellën e saj, si Granit Xhaka dhe Valon Behrami, ndërsa vuri në pah se edhe përfaqësuesja e Kosovës ka në radhët e saj lojtarë të lindur ose rritur në Zvicër.
“Një kujtesë e bukur se si futbolli na lidh përtej kufijve”, thuhet më tej në njoftim.
Ambasada njoftoi se gjatë ditës do të publikojë “teaser questions” dhe kuize argëtuese rreth dy përfaqësueseve, duke ftuar publikun të qëndrojë i informuar përmes Stories./KosovaNews/


