Federata e Futbollit të Kosovës ka nisur ditën me një mesazh entuziazmi pas arritjes historike të Kombëtares së Kosovës, e cila siguroi Play-Off-in për Kupën e Botës 2026, transmeton KosovaNews.
“Mirëmëngjesiii! U zgjuam dhe kuptuam që nuk është ëndërr… Kosova është në PLAY-OFF për Kupën e Botës 2026! Krenari e pafund për djemtë tanë!”, shkruan FFK në postimin e saj, shoqëruar me simbolet e flamurit dhe zemrat në ngjyrat verdh e kaltër.
Ky sukses vjen pas paraqitjeve të jashtëzakonshme të Dardanëve, të cilët me luftë, disiplinë dhe besim arritën të shkruajnë një kapitull të ri në historinë e futbollit kosovar.
Kosova tashmë do të kërkojë biletën e madhe për Botërorin 2026 në ndeshjet e Play-Off-it, ku atmosfera e pritjes në vend është e zjarrtë dhe me pritshmëri të mëdha.


