Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar menjëherë pas fitores së madhe të Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovenisë dhe sigurimit të fazës “Play-Off” për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Me një postim të shkurtër, por plot entuziazëm, Osmani u shpreh:
“Fitoreeeeeee! 🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰”
Reagimi i Presidentes vjen në një atmosferë gëzimi mbarëkombëtar, teksa “Dardanët” kanë shënuar një nga sukseset më të mëdha në historinë e futbollit të Kosovës, duke u afruar me një hap drejt ëndrrës së Kupës së Botës.


