KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Alarm në rritje: 924 armë të konfiskuara brenda 7 muajve në Kosovë
Kronika e Zezë

Alarm në rritje: 924 armë të konfiskuara brenda 7 muajve në Kosovë

Kosova News
Kosova News 22:04 -15/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia dhe ekspertët alarmojnë, 924 armë të konfiskuara në 7 muaj

Numri i armëve pa leje që qarkullojnë në duart e qytetarëve të Kosovës vazhdon të jetë i madh, gjë që paraqet problem serioz shoqëror. Prania e tyre po krijon pasiguri dhe rrezik të përhershëm për qytetarët.

Madje, këtë e konfirmon edhe Policia e Kosovës, e cila ka ndërmarrë veprime të shtuara operative në të gjithë vendin, me qëllim të identifikimit dhe konfiskimit të armëve që mbahen pa leje, si dhe parandalimin e veprave penale që cenojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

“Rastet e fundit kanë dëshmuar se armët pa leje shpesh përdoren në incidente të rënda kriminale, përfshirë vrasje dhe tentativa për vrasje. Si reagim ndaj kësaj, Policia e Kosovës ka intensifikuar kontrollet, bastisjet dhe operacionet në terren, duke konfiskuar armë të ndryshme dhe duke iniciuar procedurat ligjore ndaj personave të përfshirë,” ka konfirmuar Policia.

- Reklamë -

Të dhënat e Policisë tregojnë se numri i armëve të konfiskuara në shtatë muajt e parë të këtij viti ka shënuar rritje. Bazuar në statistikat policore, përgjatë periudhës janar-korrik 2024 janë konfiskuar 924 armë, numër ky që ka shënuar rritje këtë vit, me konfiskim të 1,039 armëve përgjatë periudhës së njëjtë kohore.

Sa i përket municionit, në periudhën janar-korrik 2024 janë konfiskuar 18,307 të tilla, e këtë vit numri është rritur në 18,606, shkruan RTK.

Kjo gjendje, për njohësit e çështjeve të sigurisë, paraqet shqetësim të lartë për qytetarët e vendit. Sipas tyre, dënimet në këto raste duhet të jenë më të ashpra.

“Zakonisht armët ilegale po i përdorin shumë recidivistët, sepse po shihet nga lëndimet, plagosjet ose vrasjet, shumica e rasteve 90–95% janë recidivistë, andaj mendoj që politika kriminale ose sanksionet ndëshkimore duhet të ndryshojnë; masa ndëshkimore duhet të ashpërohen,” tha Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë.

Ndërkohë, statistikat e Policisë thonë se 12 vrasje janë evidentuar gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit. Situatë kjo që sfidon institucionet kompetente për të gjetur mënyra që t’i detyrojnë personat t’i dorëzojnë armët që i mbajnë pa leje.

“Duhet të gjenden mënyra dhe metoda se si të vihet deri te pajisja e atyre armëve që licencohen dhe ata që licencohen të trajnohen se si mbahet arma, sepse arma vret, ndërsa ato që janë në duart e qytetarëve të gjejnë mënyrë që dorëzohen ato armë,” tha Avni Islami, njohës i çështjeve të sigurisë.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënimi për armëmbajtje pa leje parasheh gjobë deri në 7,500 euro apo dënim me burg deri në 5 vjet.

Gjithashtu lexoni:

Policia jep detaje për vdekjen e dy personave  nga Kosova në Shëngjin

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Dy të rinj nga Kosova humbin jetën në Shëngjin, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Rasti “Subvencionet”, mbrojtja kërkon përjashtimin e kryetares së trupit gjykues

Gjykimi për rrëmbim shkaku i borxhit 200 mijë euro, lënda i dërgohet kryetarit të gjykatës të vlerësojë se a ka bazë për përjashtim të trupit gjykues

Kosova News 15/11/2025 15/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?