Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka publikuar një mesazh falënderimi dhe urimi për Faton Pecin, duke e cilësuar atë si kryetarin më të votuar ndonjëherë në zgjedhjet lokale të Mitrovicës.
“Të dashur miq, para jush Faton Peci, Kryetari më i votuar në historinë e zgjedhjeve lokale në Mitrovicë, me 18.235 vota. Faleminderit shumë dhe ju duam fort.” – ka shkruar Gërvalla.
Ajo ka vlerësuar besimin e madh të qytetarëve, duke theksuar se rezultati i Pecit reflekton mbështetjen dhe vullnetin e fuqishëm të mitrovicasve.
Peci pritet të marrë drejtimin e Komunës së Mitrovicës me një mandat të ri dhe me legjitimitetin e votave rekorde.


