KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Gjykata Kushtetuese të kthejë në zyrë Erion Veliajn”, Rama: Hapëm rrugën e zgjedhjeve sepse Tiranës i duhet një udhëheqës
Rajon

“Gjykata Kushtetuese të kthejë në zyrë Erion Veliajn”, Rama: Hapëm rrugën e zgjedhjeve sepse Tiranës i duhet një udhëheqës

Kosova News
Kosova News 13:16 -15/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë takimit me qytetarët e Njësisë numër 3, kryeministri Edi Rama u ndal te arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ai u shpreh se në takime të tilla, duhet të ishte Veliaj që të fliste për buxhetin e kryeqytetit. Ai gjithashtu i bëri thirrje Kushtetuese, e cila anuloi zgjedhjet, të kthejë në detyrë Veliajn.

“Natyrisht që nuk është normale që unë të jem pjesë e diskutimit për buxhetin e bashkisë. Duhet të ishte kryetari i Bashkisë që të fliste për buxhetin. Ju e dini situatën. Është një situatë për të ardhur keq, por ka shumë gjëra për të ardhur keq dhe përfundimisht nuk ka ç’na vjen keq dhe duhet të shohim përpara. Shumë gjëra thuhen në këtë vend.

Kur kryetari i Bashkisë u mor nga zyra për t’u mbyllur në qeli pa gjyq, për herë të parë ngrita zërin për një proces të drejtësisë. Cilado qoftë arsyeja ose arsyet pse drejtësia heton kryetarin e Bashkisë, janë të pamjaftueshme për sa kohë kryetari i Bashkisë nuk ka vrarë njeri ose nuk është kapur në flagrancë duke kryer një krim. Drejtësia është e pavarur falë një hapi të jashtëzakonshëm që ka bërë PS për ta pavarësuar drejtësinë në Shqipëri pas 100 e ca kusur vjet kur drejtësia s’ka qenë kurrë e pavarur. Kur u ezauruan të gjitha shkallët, ishte gjëja më normale që të mendohej për njerëzit, e drejta për t’u qeverisur nga të zgjedhurit e tyre. Prandaj ne ndërmorëm hapin tjetër për të mbajtur zgjedhjet. Ishte një hap i lidhur me faktin që kryetari i Bashkisë, në pamundësi për të mos kryer detyrën, që të mos kthehej në një problem më të madh për qytetin, sepse asnjë qytet nuk mund të qeveriset me telekomandë, pavarësisht punës që bën Anuela, qyteti ka nevojë për të zgjedhurin legjitim. Është gjëja më normale. Pavarësisht punës që bëmë, Gjykata Kushtetuese refuzoi mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë, në pamundësi që kryetari i Bashkisë nuk mund të bëjë punën e tij. Është një vendim gjykate, nuk diskutohet që ne të kundërshtojmë. Nuk besoj se Gjykata Kushtetuese ka bërë politikë, por mendojmë ndryshe. Ata duhet ta kthejnë në zyrë në mënyrë që të normalizohet një situatë që është çdo ditë më e vështirë për kryeqytetin”, tha Rama.

Ai gjithashtu u shpreh se Ogerta Manastirliu do të vazhdojë të jetë kandidatja për Bashkinë e Tiranës kur të vijnë zgjedhjet.

“Jemi këtu me Ogertën sepse mbetet kandidatja jonë për të drejtuar Tiranën kur të vijnë zgjedhjet”, tha Rama ndër të tjera.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 15/11/2025 15/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja shkon tek Zyra e Auditimit, jep një mesazh!
12:24 -09/07/2026
​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE
12:01 -09/07/2026
Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar
11:42 -09/07/2026
Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit
11:23 -09/07/2026
Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian
11:02 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?