KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nis numërimi i votave me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve në 18 komuna
Politikë

Nis numërimi i votave me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve në 18 komuna

Kosova News
Kosova News 10:47 -15/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura me postë nga jashtë vendit për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash.

Ai bëri të ditur se deri më tani janë vlerësuar 12,018 pako me fletëvotime, prej të cilave 8,932 janë aprovuar dhe 3,086 janë refuzuar. Shkaku më i shpeshtë i refuzimit ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit në 3,009 raste.

“Ju njoftojmë se ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe të cilat i takojnë zgjedheve të raundit të dytë për Kryetarë të 18 komunave. Gjatë ditës së premte, është përmbyllur procesi i vlerësimit të 12,018 pakove me fletëvotime që janë sjellur deri më tani në Kosovë. Për shkak të largësisë, ende nuk janë sjellur në Kosovë 519 pakot me fletëvotime nga kutitë postare në ShBA, Kandadë dhe Australi, vlerësimi dhe numërimi i të cilave do të bëhet pasi të arrijnë”, deklaroi Elezi.

Tutje, zëdhënësi theksoi se priten të arrijnë edhe 519 pako të tjera nga SHBA, Kanadaja dhe Australia, të cilat për shkak të largësisë ende nuk kanë mbërritur në Kosovë.

- Reklamë -

Elezi tha se gjatë 11 dhe 12 nëntorit janë tërhequr gjithsej 13,084 pako të supozuara me fletëvotime nga 22 shtete, ndërsa numri i votuesve të regjistruar me postë për këto komuna është 29,752.

“Nga procesi i vlerësimit të 12,018 pakove me fletëvotime që janë sjellur deri më tani në vendin tonë, janë aprovuar 8,932, ndërkaq janë refuzuar 3,086. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 3,009 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ. Më 11 dhe 12 nëntor, nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme të botës, është bërë tërheqja e 13,084 pakove të supozuara me fletëvotime. Numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës dhe që i takonin këtyre 18 komunave është: 29,752. Pas numërimit, rezultatet do të publikohen në platformën e KQZ-së për rezultate.  Po ashtu ju njoftoj se në këtë platformë janë publikuar edhe rezultatet nga procesi i numërimit të rreth 750 zarfeve me fletëvotimeve me kusht dhe 1,441 fletëvotime nga votimi i personave me nevoja të veçanta”, ka shtuar ai.

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Kosova News 15/11/2025 15/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?