KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Hajdari reagon pas aktakuzës: Kriza e Ukrainës dhe mungesa e ofertuesve penguan furnizimin
Ekonomi

Ministrja Hajdari reagon pas aktakuzës: Kriza e Ukrainës dhe mungesa e ofertuesve penguan furnizimin

Kosova News
Kosova News 15:53 -14/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale në lidhje me skandalin me rezervat shtetërore, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është arsyetuar në lidhje me këtë.

Ajo ka thënë se gjithë kjo ndodhi luftanë Ukrainë.
“Prokuroria Speciale ka deponuar aktakuzë kundër meje dhe të tjerëve në Gjykatën Themelore ku PSRK pretendon që unë me dashje kam siguruar përfitim për persona të tretë duke dëmtuar buxhetin e shtetit gjatë procedurës së sigurimit të rezervës shtetërore të mallrave gjatë muajit shkurt dhe mars 2022. Më lejoni të ju njoftojë se rezervat shtetërore të mallrave krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullsisë, ekonomisë në rast të çrregullimit të tregut, mbrojtjes së vendit dhe situatave të përcaktuar në nenin 2 të ligjit për rezervat shtetërore të mallrave. Kështu në 2021 ministria e MINT ka shpallur tri herë procedurat e prokurimit për të blerë një sasi të rezervës së mallrave nga të cilat një procedurë e prokurimit ka rezultuar me sukses, ndërsa dy të tjera kanë dështuar për shkak të mosofertimit të operatorit ekonomik. Mosmundësia e blerjes së mallrave bazike dhe konsolidimit të rezervës shtatore të mallrave është i dëshmuar nga tri procedurat e divizionit të prokurimit të MINT por që këto fakte Prokuroria Speciale nuk i ka marrë për bazë në hetim ndaj nesh.
Ajo këtu përmend tri procedurat për tenderim.

“PSRK pretendon se unë me dashje kam siguruar përfitim për persona të tretë dhe kam dëmtuar vendin 3 milionë euro. Në vitin 2021, MINT ka shpallur tri herë procedurat për rezervat, ku një ka përfunduar me sukses, ndërsa dy kanë dështuar për shkak të mos-ofertimit. Mosblerja e mallrave është e dëshmuar, por këto fakte, PSRK nuk i ka marrë për bazë. Ju rikujtoj se me shpërthimin e luftës në Ukrainë, periudha shkurt–mars 2022 ishte ndër më sfidueset. Sipas saj, pati fluturime në të gjithë zinxhirin global të furnizimit. Në javët e para të luftës, jo vetëm Ukraina, por edhe shumë vende tjera filluan me ndalimin e eksporteve. Kjo vërtetohet edhe nga raportet e ndryshme ndërkombëtare, ku shihet se vendet kanë ndaluar eksportet”, tha ajo.

Ajo ka arsyetuar veprimin rreth rezervave me ‘ruajtjen e sigurisë kombëtare’.

- Reklamë -

“Çdo situatë krize, konflikt ushtarak, fatkeqësi natyrore, apo ndërprerje e furnizimit, shteti duhet të garantojë qasje në ushqim që mban gjallë familjet. Pa furnizim të këtyrë produkteve, krijohet pasiguri sociale, panik, rritje e çmimeve, destabilzim ekonomik dhe politik. Siguria kombëtare ishte në rrezik, duhej veprim i menjëhershëm i institucioneve tona. Por, MINT në periudhën shkurt-mars, Departamenti në kuadër të MINT, nuk arriti të sigurojë asnjë ofertë nga kompanitë për furnizim të mjaftueshëm”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se “Rritja e çmimit të drithërave na tregoi se çdo zvarritje bëhet barrë për institucionet. Sigurimi i produkteve bazë është i rëndësishëm për shtetin”.

Hjadari ka përmendur edhe historikun se si i paditën dy policët hetues të cilët morën dokumentacionin në zyrat e MINT, e që sipas saj kjo ndodhi jashtëligjshëm dhe pa ndonjë certifikatë të sigurisë.

“Të gjeturat e ashtqutjra prova janë mbledhur jashtëligjshëm përmes hetuesve që kanë zbatuar urdhrin e Prokurorit Valdet Gashi i cili i ka dërguar në MINT pa certifikatë të sigurisë, kjo ndodhi me 1 gusht të 2023 ku dy policë hetues pa certifikatë të sigurisë, pra pa leje për asnjë në këto dokumente të klasifikuar sekret ka marrë materialin brenda një ore në departamentin e rezervës shtetërore të mallrave në kuadër të MINT duke u thirrë në autorizimin e prokurorit e PRKS-së Valdet Gashi. Ne nga MINT kemi denoncuar hetuesit në IPK, dhe IPK ka hasur hetim dhe ka konstatuar shkeljen ligjore me veprimin e policëve hetues duke konfirmuar se dy policët hetues nuk ishin të pajisur me certifikim e sigurisë së nivelit sekret. Në këtë raport të IPK i është kërkuar U.D të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale që ta udhëzojë inspektoratin policor për veprime të mëtejme. Pro kjo çështje është mbyllur nga vet prokurori Valdet Gashi…ne si MINT kemi dëshmi që e vërteton se me të pranuar raportin e IPK, prokurori Valdet Gashi ka pohuar se është në konflikt interesi dhe nuk mund ta trajtojë lëndën pasi që vet kishte autorizuar policët hetues të merrnin dokumentacionin. Dhe sic e theksova më vonë me 8 nëntor 2023, vet ky prokuror Gashi, edhe pse vet tha se ishte në konflikt interesi ka përpiluar raportin për mbylljen e rastit duke liruar policët”, tha ajo

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 14/11/2025 14/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?