KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » INPO: Parregullsitë në tenderin e Policisë krijojnë terren për korrupsion dhe manipulim me çmime
Siguri

INPO: Parregullsitë në tenderin e Policisë krijojnë terren për korrupsion dhe manipulim me çmime

Kosova News
Kosova News 13:27 -14/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata INPO ka monitoruar procedurën e tenderimit për kontratën “Shërbime me ushqim (furnizim, përgatitje dhe servim) për nevojat e Policisë së Kosovës”, me vlerë të parashikuar 2.7 milion euro, dhe ka identifikuar një varg shkeljesh ligjore serioze dhe manovrimesh teknike që dëmtojnë konkurrencën, barazinë dhe integritetin e prokurimit publik.

Gjatë gjithë procesit, INPO ka zhvilluar komunikim të drejtpërdrejtë me Policinë e Kosovës, duke e informuar me prova dhe argumente konkrete për shkeljet në dosjen e tenderit. Në kopje të këtij komunikimi ka qënë edhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komisioni Rregullativ i Prokurimit. Pavarësisht këtij komunikimi profesional dhe institucional, Policia e Kosovës i ka mohuar të gjitha gjetjet, nuk ka pranuar asnjë problematikë dhe nuk ka shprehur asnjë gatishmëri për korrigjim apo rishikim të procedurës. Kjo qasje përbën refuzim të hapur për të adresuar gabimet dhe për të garantuar një proces të drejtë, transparent dhe ligjor.

Ndërkohë, gjatë monitorimit, një operator ekonomik ka deponuar ankesë në OSHP për dy çështje, afatin e tenderimit dhe kriteret e kapaciteteve teknike e financiare. INPO, në respekt të pavarësisë së OShP-së, ka vendosur të mos publikojë gjetjet e saj derisa lënda të shqyrtohej, për të mos ndikuar në vendimmarrje apo për të mos krijuar pritshmëri publike.

Megjithatë, vendimi Nr.2025-0984 i OShP-së ka konfirmuar se Policia e Kosovës ka vepruar në kundërshtim me ligjin, duke anuluar njoftimin për kontratë dhe duke i kërkuar Policisë së Kosovës korrigjimin e procedurës dhe zgjatjen e afatit të tenderimit. Ky vendim e vërteton se së paku një pjesë e gjetjeve të INPO-s kanë qenë plotësisht të bazuara dhe të drejta, të cilat Policia e Kosovës i kishte mohuar në tërësi.

- Reklamë -

Përkundër kësaj, pas vendimit të OShP-së, Policia e Kosovës ka bërë vetëm disa korrigjime minimale dhe formale, me ç’rast ka ulur kërkesat për kapacitet teknik e financiar dhe ka zgjatur afatin e tenderimit por asnjë nga gjetjet e tjera të ngritura nga INPO nuk janë adresuar. Dosja e tenderit mbetet e pandryshuar në pjesët më problematike dhe thelbësore, duke përfshirë:

• keqklasifikimin e kontratës si “shërbime”, edhe pse mbi 70% e objektit janë furnizime ushqimore;

• peshimin e pikëve që krijon mundësi reale për manipulim me çmime dhe favorizim teknik;

• zhvendosjen artificiale të artikujve midis grupeve, që ndryshon peshët dhe vlerat financiare;

• intervalet e gjera në specifikimet teknike që lejojnë produkte me cilësi të ulët;

• uljen dramatike të vlerës së kontratës pa arsyetim të qartë dhe profesional.

Këto elemente e bëjnë tenderin të pambrojtur, të pasigurt dhe të paorientuar drejt cilësisë, duke e ekspozuar Policinë e Kosovës ndaj rrezikut të furnizimeve të dobëta dhe buxhetin e shtetit ndaj kostove të fryera.

Duke qenë se OShP-ja tashmë ka vërtetuar shkelje ligjore, refuzimi i Policisë së Kosovës për të pranuar ose adresuar gjetjet e INPO-s është i pajustifikueshëm dhe bie ndesh me standardet e përgjegjësisë institucionale.

Kësisoj, INPO vlerëson se tenderi aktual nuk është në përputhje me Ligjin për Prokurim Publik dhe kërkon rishikimin e plotë të dosjes, jo vetëm korrigjime sipërfaqësore të disa kritereve.

Vetëm një rishikim i thellë, profesional dhe i paanshëm mund të garantojë konkurrencë të ndershme, parandalim të manipulimeve dhe përdorim korrekt të parasë publike.

Në këtë drejtim, INPO i bën thirrje institucioneve mbikëqyrëse, si Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) dhe Prokurorit të Shtetit, që të ushtrojnë mandatin e tyre ligjor dhe të mbikëqyrin me kujdes këtë proces, duke ndërmarrë masat e nevojshme në bazë të autorizimeve të tyre.

Shkeljet e evidentuara nuk janë vetëm çështje administrative por ato prekin thelbin e integritetit të prokurimit publik, garantimin e konkurrencës, përdorimin e parasë publike dhe sigurinë ushqimore për një nga institucionet më të rëndësishme të vendit.

INPO pret që organet mbikëqyrëse dhe ato të zbatimit të ligjit të mos qëndrojnë indiferente dhe të veprojnë në përputhje me përgjegjësitë e tyre.

Gjithashtu lexoni:

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 14/11/2025 14/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?