KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria e Bujqësisë demanton lajmet e “Hibridave”, mohon punësimin e vajzës së prokurorit nga Mitrovica, Sahit Tmava, në këtë ministri
Politikë

Ministria e Bujqësisë demanton lajmet e “Hibridave”, mohon punësimin e vajzës së prokurorit nga Mitrovica, Sahit Tmava, në këtë ministri

Kosova News
Kosova News 18:22 -13/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) ka mohuar sot raportimet e disa mediave që u printe “gazetari” Lirim Mehmetaj me postime në rrjete sociale, ku pretendohej se Aida Tmava Shabani është punësuar në këtë ministri. Aida Tmava Shabani është vajza e prokurorit të Mitrovicës, Sahit Tmava, i cili po hetonte dyshimet për keqpërdorim të votave në Mitrovicën e Jugut.
Disa media që ju printe Vox Kosova me pronar “gazetarin” Lirim Mehmetaj, propaganduan gjoja se vajzën e prokurorit Sahit Tmava e ka punësuar në ministri të Bujqësisë ministri Faton Peci, por sipas ministrisë kjo nuk është e vërtetë pasi që ajo ka konkuruar, mirëpo nuk është pranuar.

Në një komunikatë për media, ministria ka theksuar se ky informacion është i pasaktë dhe nuk përkon me gjendjen faktike.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të procesit të rekrutimit për pozitën Inspektor i Pylltarisë (RN00014954), i shpallur më 29 gusht 2024, kanë qenë të hapura dy vende pune. Fillimisht, në bazë të rezultateve nga testi me shkrim dhe intervista me gojë, kandidatët me pikët më të larta ishin Ideal Kabashi dhe Aida Tmava Shabani.

Megjithatë, pas një ankese të paraqitur në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), ky institucion ka marrë vendimin A.nr.1863/2024, me të cilin ankesa është aprovuar pjesërisht. Sipas këtij vendimi, fitues i vetëm i konkursit është shpallur Ideal Kabashi, ndërsa Aida Tmava Shabani dhe një kandidat tjetër janë larguar nga lista përfundimtare e renditjes. KPMSHCK ka konstatuar se Shabani nuk ka përmbushur kriteret formale lidhur me përvojën e punës, pasi nuk ka bashkëngjitur dëshmitë përkatëse nga Trusti Pensional apo Administrata Tatimore e Kosovës.

Ministria ka sqaruar se Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore ka zbatuar të gjitha procedurat ligjore dhe ka njoftuar kandidaten për rezultatin përfundimtar. “Znj. Aida Tmava Shabani nuk është dhe asnjëherë nuk ka qenë e punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Çdo pretendim i kundërt është i pavërtetë dhe dëmton integritetin institucional,” thuhet në komunikatë.

Në fund, ministria ka ritheksuar përkushtimin ndaj transparencës dhe respektimit të procedurave ligjore në çdo proces të rekrutimit, duke i inkurajuar mediat që, para publikimit të informacionit, të kërkojnë konfirmim zyrtar për të shmangur keqinformimin e opinionit publik.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu sot mban konferencë për media

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar

Kosova News 13/11/2025 13/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc
10:20 -24/07/2026
Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët
09:43 -24/07/2026
Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër
09:23 -24/07/2026
Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
08:40 -24/07/2026
SHBA-ja vendos tarifa ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë
08:37 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?