KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Fillon punën Komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve të Mitrovicës së Jugut
Politikë

​Fillon punën Komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve të Mitrovicës së Jugut

Kosova News
Kosova News 13:54 -13/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Të enjten paradite, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, ka filluar punën një komision i përbërë nga zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili do të vlerësojë fletëvotimet e zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Themelimi i këtij komisioni nga KQZ-ja erdhi pasi gjatë procesit të verifikimit të rezultateve në Qendrën Komunale të Numërimit në këtë komunë janë hasur fletëvotime që kodi i tyre nuk përputhej me vendvotimin të cilit duhej t’i takonin.

Kjo situatë ka zgjuar dyshime dhe dilema të mëdha për integritetin e procesit zgjedhor në ditën e zgjedhjeve në këtë komunë, i cili u mbajt më 9 nëntor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar për KosovaPressin fillimin e punës së këtij komisioni.

- Reklamë -

“Mund t’ju konfirmoj se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar punën komisioni i themeluar nga KQZ-ja për vlerësimin e fletëvotimeve për zgjedhjet e raundit të dytë për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe Gjakovës. Planifikohet që ky komision, të përgatisë një raport dhe të njëjtin ta dorëzojë jo më vonë se më 14 nëntor. Ndërkaq, për komunat e tjera ky vlerësim do të bëhet sipas mostrës së caktuar dhe raporti do të finalizohet deri në fund të javës”, tha Elezi.

Elezi tha se puna e këtij komisioni do të jetë edhe në funksion të përgjigjes së kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Në këtë institucion, Partia Demokratike e Kosovës, e cila ishte në garë me Lëvizjen Vetëvendosje, ka paraqitur ankesë dhe ka kërkuar rivotim me arsyetimin se është cenuar rëndë integriteti i procesit zgjedhor.

“Po ashtu, puna e këtij komisioni do të jetë në funksion edhe të përgjigjes së kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me një ankesë të parashtruar në këtë institucion për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, por njëkohësisht edhe të sqarimit të mëtutjeshëm të situatës së krijuar”, tha Elezi.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka afat që të vendosë për ankesën e PDK-së deri në fundjavë.

Gjithashtu lexoni:

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Kosova News 13/11/2025 13/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind
20:21 -05/06/2026
Ambasadori britanik merr pjesë në Paradën e Krenarisë
19:50 -05/06/2026
LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore
19:14 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?