Benjamin Sesko është detyruar të tërhiqet nga grumbullimi i kombëtares së Sllovenisë pas një lëndimi në gjurin e majtë që pësoi në ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur të shtunën.
Sulmuesi do të qëndrojë në qendrën stërvitore të United, në Carrington, ku do të vazhdojë vlerësimet nga stafi mjekësor i klubit.
Megjithatë, raportohet se lëndimi nuk është serioz. Sipas “Manchester Evening News”, shkalla e problemit do të kuptohet plotësisht përpara ndeshjes së radhës ndaj Evertonit më 24 nëntor, pasi të përfundojnë testet shtesë.
Sesko u detyrua të largohej nga fusha në minutat e fundit të barazimit 2-2 ndaj Tottenhamit, në ndeshjen e tij të 11-të në Ligën Premier që nga transferimi nga RB Leipzig këtë verë për 76.5 milionë euro.
Mungesa e tij është një goditje e rëndë për përfaqësuesen e Sllovenisë, e cila shpreson të sigurojë një vend në “play-off” për Kupën e Botës 2026, në ndeshjet vendimtare të grupit ndaj Kosovës dhe Suedisë


