KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla pas balotazhit: GUXO po rritet me hapa të sigurt, besimin do ta përkthejmë në vendime të guximshme
Politikë

Gërvalla pas balotazhit: GUXO po rritet me hapa të sigurt, besimin do ta përkthejmë në vendime të guximshme

Kosova News
Kosova News 18:13 -10/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Njëra nga drejtueset e partisë GUXO, Donika Gërvalla, njëherësh dhe ministrja e Jashtme në detyrë ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor për zgjedhjet lokale 2025, duke falënderuar qytetarët, aktivistët dhe mbështetësit e subjektit për angazhimin dhe besimin e dhënë, transmeton KosovaNews.

Gërvalla theksoi se për herë të parë, GUXO garoi si subjekt i pavarur në nëntë komuna të Kosovës, duke dëshmuar – siç tha ajo – se forca politike që udhëheq po konsolidohet dhe po rritet me hapa të vendosur.

“Me përmbylljen e procesit zgjedhor, Partia GUXO shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që na mbështetën, punuan me përkushtim dhe i qëndruan vizionit tonë politik. Për herë të parë garuam si subjekt më vete në 9 komuna, duke dëshmuar qartë se forca jonë politike po rritet e konsolidohet,” ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka përgëzuar qytetarët e Mitrovicës së Jugut për mbështetjen e dhënë ndaj kandidatit të përbashkët të koalicionit Vetëvendosje–Guxo–Alternativa, Faton Peci, të cilin e cilësoi si një fitues të fuqishëm dhe të merituar.

“Një falënderim i veçantë shkon për qytetarët e Mitrovicës së Jugut, të cilët me votën e tyre i dhanë Faton Pecit një fitore të rëndësishme. Si bashkëkryetar i GUXO-s, ai ka dëshmuar se besimi qytetar fitohet me punë konkrete dhe qëndrueshmëri,” ka shkruar ajo.

Sipas Gërvallës, rezultati i këtyre zgjedhjeve është një hap i madh përpara për GUXO-n, që po synon të ndërtojë një subjekt modern, të përgjegjshëm dhe të bazuar në vlera demokratike.

“Ne po ndërtojmë një subjekt modern, të përgjegjshëm dhe të bazuar në parime të qarta: reformë, drejtësi, barazi dhe qytetarin në qendër. Besimin e marrë do ta përkthejmë në vendime të guximshme, në mbrojtje të interesit publik, në politikë të ndershme që nuk i nënshtrohet shantazhit apo pazareve,” ka shtuar Gërvalla.

Në fund, ajo theksoi se partia GUXO do të vazhdojë rrugëtimin e saj me më shumë organizim, vendosmëri dhe energji për të ndërtuar një skenë politike më të hapur dhe më demokratike.

- Reklamë -

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Kosova News 10/11/2025 10/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?