KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KQZ tregon ditën e shpalljes së rezultateve përfundimtare për balotazh
Politikë

KQZ tregon ditën e shpalljes së rezultateve përfundimtare për balotazh

Kosova News
Kosova News 15:24 -10/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të certifikimit të rezultateve për kuvendeve komunale pasi të kenë përfunduar të gjitha ankesat në PZAP, ndërsa ka bërë të ditur se shpallja e rezultateve përfundimtare nga raundi i dytë për kryetarë në 18 komuna do të bëhet më së largu pas dhjetë ditësh.

Më 9 nëntor në Kosovë u mbajt raundi i dytë për 18 komuna, në të cilat nuk kishte fitues në raundin e parë më 12 tetor..

Në një konferencë për media, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka bërë të ditur se pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit, materialet zgjedhore nga Qendrat e Votimit janë tërhequr dhe dërguar në Qendrat Komunale të Numërimit.

“Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në zgjedhjet lokale numërimi i votave për kryetarë të komunave bëhet në vendvotime dhe rezultatet evidentohen në formularë, të cilët pastaj publikohen nga KQZ-ja. Sipas rregullore zgjedhore të KQZ-së për qendrat komunale, në këto qendra do të bëhet verifikimi i rezultateve nga formularët të cilat janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve. Verifikimi i rezultateve ka filluar në të gjitha qendrat komunale të numërimit, do të bëhet në transparencë të plotë dhe në prezencë të vëzhguesve. Në këto momente, në platformën e rezultateve të KQZ-së ka filluar që të bëhet edhe publikimi i rezultateve pas verifikimit, i cili po bëhet në qendrat komunale të numërimit”, tha Elezi.

- Reklamë -

Ai tha se në ditën e zgjedhjeve, përveç organizimit të votimit në 1.628 vendvotime të rregullta, KQZ ka mundësuar edhe votimin me kusht në 20 vendvotime të tjera, votimin jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile për votuesit me nevoja të veçanta dhe votimin jashtë Kosovës përmes postës.

“Numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta dhe i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas disa ditësh. Sipas të dhënave preliminare, nga 20 vendvotime me kusht, në 18 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar 749 zarfe me fletëvotime. Këto zarfe, ende nuk janë verifikuar. Kjo do të ndodhë brenda disa ditësh pas skanimit të listës së votuesve, proces i cili na mundëson që të dimë nëse ndonjë nga votuesit me kusht ka votuar dhe në vendvotimin e tij të rregullt. Sa i takon votimit të personave me nevoja të veçanta, sipas të dhënave nga ky lloj votimi janë më shumë se 1.440 qytetarë të komunave të ndryshme që kanë votuar përmes ekipeve mobile jashtë vendvotimeve nga 2.541 sa ishin të regjistruar. Sa i përket votimit jashtë Kosovës përmes postës, njoftojmë se tërheqja e dërgesave postare nga 22 kutitë postare jashtë Kosovës do të bëhet së shpejti. Numri i votuesve të regjistruar për votim jashtë Kosovës në 18 komuna ishte 29.725. Aktualisht nuk e dimë se sa prej këtyre votuesve të regjistruar kanë votuar dhe kjo do të bëhet e qartë pasi të bëhet tërheqja e këtyre pakove dhe procesit të verifikimit në QNR”, tha Elezi.

Për më tepër, zëdhënësi i KQZ-së ka folur edhe rreth kohës së certifikimit të rezultateve për kuvende komunale dhe shpalljes së rezultateve përfundimtare nga raundi i dytë për kryetarë në 18 komuna.

“Lidhur me certifikimin e rezultateve të kuvendeve komunale, më 3 nëntor KQZ ka shpallur rezultate përfundimtare për kuvende komunale dhe ka nisur e drejta e kandidatëve për të parashtruar ankesa në PZAP. Janë një numër i konsiderueshëm i ankesave në PZAP. Për certifikimin, KQZ-ja do të thërrasë shqyrtimin e të gjitha ankesat nga PZAP dhe nëse eventualisht palët do të vazhdojnë ankiminin në Supreme, sepse kanë të drejtë të vazhdojnë në Gjykatën Supreme. Sa i përket shpalljes së rezultateve të raundit të dytë, shpallja bëhet pas verifikimit të rezultateve, numërimit të votave me kusht, personave me nevoja të veçanta dhe atyre jashtë Kosovës. Në kohën kur të përmbyllen të gjitha këto procese, atëherë KQZ-ja mund të shpallë rezultatin përfundimtar. Sipas planifikimeve besojmë më së largu brenda një jave apo dhjetë ditëve mund të shpallim rezultatin përfundimtar”, tha ai.

Elezi ka bërë të ditur e deri më tash nuk ka ndonjë parregullsi apo probleme teknike gjatë verifikimit të rezultateve për kryetarë të komunave.

Gjithashtu lexoni:

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Kosova News 10/11/2025 10/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore
09:20 -06/06/2026
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit
08:40 -06/06/2026
Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
08:38 -06/06/2026
Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?