KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çeku: Të gjitha partitë u bashkuan për Ramën, jo për Prishtinën – Kurti: Katër vjet të humbura për kryeqytetin
BallinaLajmePolitikë

Çeku: Të gjitha partitë u bashkuan për Ramën, jo për Prishtinën – Kurti: Katër vjet të humbura për kryeqytetin

Alban Begolli
Alban Begolli 22:47 -08/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në tubimin përmbyllës të fushatës në Prishtinë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të kryeqytetit, Hajrulla Çeku, ka akuzuar partitë opozitare se janë bashkuar për ta mbështetur kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Ramën, në balotazhin e së dielës, raporton KosovaNews.

“Janë sërish bashkë jo për Prishtinën, por për veten e tyre. Ata nuk ndahen kurrë për interesa. Janë bashkë në prapaskenë, në tenderë, në poste e tash bashkë kundër ndryshimit – por s’do të lejojmë”, ka deklaruar Çeku para mbështetësve të Vetëvendosjes.

Në të njëjtin tubim, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e deritanishme të Prishtinës, duke e quajtur periudhën e udhëheqjes së Përparim Ramës “katër vjet të humbura”.

“Punët e nisura nuk janë përfunduar, premtimet e dhëna nuk janë parë e qytetari është lodhur nga justifikimet e dobëta dhe ankesat e palogjikshme. Ka pasur mundësi të mëdha, fonde të mjaftueshme e vëmendje kombëtare, por gjithçka është humbur mes mungesës së planit, tepricës së arrogancës, diletantizmit kronik dhe orekseve financiare të drejtuesve të saj”, tha Kurti.

Balotazhi për kryetar të Prishtinës zhvillohet të dielën, ku përballen kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama.

- Reklamë -

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin

Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Begaj ngushëllon familjet e dy të rinjve nga Kosova që u mbytën në Shëngjin

Alban Begolli 08/11/2025 08/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?