KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shala: Vendosja e sistemeve anti-dron nga KFOR, sinjal për luftë teknologjike në terren
Siguri

Shala: Vendosja e sistemeve anti-dron nga KFOR, sinjal për luftë teknologjike në terren

Kosova News
Kosova News 20:37 -08/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Njësitë operative të KFOR-it janë parë së fundmi gjatë patrullimeve të pajisura me sisteme anti-dron të nivelit taktik, të afta për përdorim deri në nivel togu.

Lajmi është konfirmuar përmes prezantimit zyrtar dhe publikimit të fotografive nga vetë KFOR, ku pajisjet e avancuara shihen të integruara në strukturat patrulluese.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, e ka cilësuar këtë si një përshkallëzim të qartë të gatishmërisë teknologjike dhe mbrojtjes ajrore në terren.

“Ky veprim e bën KFOR-in më të përgatitur për t’u përballur me kërcënimet moderne që burojnë nga përdorimi i dronëve për qëllime zbulimi, provokimi apo destabilizimi lokal”, ka vlerësuar Shala.

Sipas tij, sistemi i ri ofron aftësi të menjëhershme për zbulim, identifikim dhe neutralizim të mjeteve ajrore pa pilot në rreze të afërt, duke përforcuar mbrojtjen e trupave dhe integritetin e operacioneve në zona të ndjeshme.

“Ky zhvillim tregon se KFOR po përshtatet shpejt ndaj natyrës hibride të kërcënimeve në rajon, ku teknologjitë civile po kthehen në instrumente të luftës informative dhe operative”, ka shtuar Shala.

Ai ka theksuar se me këtë hap pritet të forcohet bashkëveprimi ndërmjet strukturave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në funksion të mbrojtjes së hapësirës ajrore taktike dhe parandalimit të incidenteve të mundshme me dronë në zonat kufitare.

Gjithashtu lexoni:

Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit

Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq

Deklaratat e Paunoviqit kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre

Ambasada britanike dënon deklaratat e ministres serbe

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator

Kosova News 08/11/2025 08/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit
15:00 -16/07/2026
Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq
14:52 -16/07/2026
Deklaratat e Paunoviqit kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
14:29 -16/07/2026
Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës
14:08 -16/07/2026
Ambasada britanike dënon deklaratat e ministres serbe
13:57 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?