KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kumaritë e Gazit të Pejës me Kariçët e me patrikun serb u dëgjuan deri në Moskë
Politikë

Kumaritë e Gazit të Pejës me Kariçët e me patrikun serb u dëgjuan deri në Moskë

Jeton Sopa
Jeton Sopa 21:05 -07/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sa herë që Kosova News ka bërë hulumtime në lidhje me të bëmat e disa oligarkëve vendor, ndër ta edhe të këtyre të “Peć”-it, të “Đakovica”-as, e të ngjajshëm të sojit të tyre, gjurmët kanë çuar tek Kariçët e Pejës.

Kariçët, këta oligarkë serb, të ngritur viteve të 90ta të shekullit të kaluar nga krimineli Millosheviq, të cilët jetojnë në mes të Beogradit (Serbi), Minskut (Bellorusi) e Moskës (Federata Ruse) e që shpesh e vizitojnë Pejën, ku kanë lindur.

Referuar hulumtimeve tona e këtij artikulli të Projektit për Raportim të Krimit të Organizuar dhe Korrupcionit (OCCRP), një organizatë amerikane që nxitë e përkrahë gazetarinë investigative, kompanitë e Kariçëve ndodhen nën sanksionet e EU-së, për shkak të përkrahjes që ata ja bëjnë diktatorit bellorus – Lukashenko – aletatit më të afërt të Putinit të Rusisë.

Lukashenko u jep patundshmëri miqve të tij serbë. Bjellorusia u ka dhënë tokë me vlerë rreth 1 miliard dollarë kompanive të ndërtimit në pronësi të familjes Kariç.

- Reklamë -

Njëri nga ta, Dragomiri shpesh e viziton Pejën. Dragomiri njihet edhe si Dragani, aka “Dragani me ‘znaçkë’”, ngase në jakë të sakos së tij e vemdosë flamurin e Serbisë. Ndër vëllezërit Kariç, ky është “ambasadori” i familjes në Rusi e shtete satelite të saj. Jeton në Minsk të Bellorusisë, ku i bëjnë shoqëri edhe disa pejanë që jetojnë atje.

Edhe Bogolubi, apo “Bogi”, pasi u kthye nga “egzili” në Rusi, ja pat mësyer disa herë Pejës. Të fundit herë në vitin 2022 me avion privat, tok me vëllezër e nipa, duke kënduar rusisht.

Gjykuar sipas videove që i publikojnë vet Kariçët në TV-në e tyre – “BK Televizija“, Dragani, aka “znaçka” e “Bogi”, kur vijnë në Pejë, i vizitojnë lagjet e sokaqet ku kanë jetuar e kaluar rininë. Të mos harrojmë të shtojmë këtu se vizitat e tyre në Pejë i përciellin edhe televizone tjera të regjimit klero-fashist të Vuçiqit në Serbi, si: RTS-i shtetëror, “TV Pink”, pastaj “gazetari” Miomir Mariç.

Ndonëse, Dragan “znaçka” e “Bogi” rrëfejnë shumë kujtime të mira që kanë nga shoqërimi me komshinjët e tyre shqiptarë, me të cilët – thonë vet Kariçët – janë shoqëruar shumë, asnjëherë nga goja nuk e nxorrën asnjë fjalë në shqip. Ndonëse, duhet të dinë të flasin shqip, së paku gjuhën shqipe e kanë pasur lëndë mësimore, që prej klasës IV të 8-vjeçares.

* * *

Disa tjerë, si p. sh. Gazmend Muhaxheri (apo, “Gazi Gradonaçellniku”), preferojnë t’i takojnë Kariçët për qëllime diçka më “pragmatike”, sesa evokime kujtimesh të fëmijërisë, si p. sh. shkëmbime e tjertërsime pronash e mundësim investimesh në Kosovë. 

Këto takime bëhen me sebepe kremtash të Pashkëve, apo të “Bozhiqit”. Edhe ambientet e këtyre takimeve janë diçka më të “shenjta”, sesa sokaqet e Pejës, mbahen në konaqet e hajatet e Patriarkanës së Pejës. Në këto takime, pranë sofrave të shtruara përplot, “mystekil” (enkas) nga Beogradi vjen edhe patriku i kishës serbe – Irinej.

Pranë patrikut serb e në mesin e zyrtarëve qeveritarë e deputetëve të kuvendit të Serbisë, Gazi shifet vetëm duke i cakrruar gotat, hapur sytë e tundur kokën. Edhe kur në veshët e tij Republika e Kosovës e historia jonë përdhoset e shkelet nga fjalimet që mbahen para tij. Edhe kur seminaristët e shkollës kishtare serbe nga Prizreni (Bogosllovija) e këndojnë hymnin “Onamo, ‘namo!”, një krijim shovinist, që glorifikon “çlirimin” e Prizrenit e të Deçanit nga ushtritë serbo-malazeze, dikur në fillim të shekullit të kaluar.

Për fat të keq, kësi lloj hymnesh kemi dëgjuar të na transmetohen edhe nëpër televizionet tona, siç e kemi përshkruar në një hulumtim tjetër.

Ja se çka shkruan në Wikipedia në gjuhën angleze për këtë krijim shovinist: “The song’s lyrics call for the liberation of Serb-inhabited lands from the Ottoman Empire, making reference to the medieval Serbian capital of Prizren, the Visoki Dečani monastery and the 14th-century Battle of Kosovo. Following its publication, it became popular among the Serb population of the Balkans, and came to be popularly referred to as the “Serbian Marseillaise“. It was for a time considered a candidate to become the national anthem of both Serbia and Montenegro, but was rejected out of fear that its lyrics might provoke the Ottomans, and was later banned in both the Ottoman Empire and Austria-Hungary for promoting pan-Serb sentiment.”

Para se t’i bëjnë “sajgi” Gazit në sofrën e shtruar përplot, patriku serb nuk harroj të mbajë para besimtarëve të mbledhur në Pejë, një “fetfa”, një fjalim në të cilën çlirimin e Kosovës në qershor të 1999-ës e quan si “pushim dhe futje e çizmes nga ana e fuqive të mëdha”.

Pasi të kenë mbaruar ahengun, kur këta, tok me Gazin, ju drejtohen medieve serbe, patriku na tregon se si një njeri si Gazi është modeli i njeriut që Serbisë i duhet në Kosovë “e Metohi”. Kurse, Dragani e qet llafin kah ekonomia, p. sh. mund ta ketë pasur në mendje ndonjë qendër tregtare në Pejë…

Patriku serb i bënë karakteristikën Gazit

Muaj më vonë, kur ky patriku serb e vizitoj  Putinin në Moskë, nuk harroj që t’i shprehë falenderimet e përzemërta për përkrahjen që Rusia i bënë Serbisë në lidhje me Kosovën dhe t’ja konfirmoj se duan të jenë pjesë e “botës ruse”.

* * *

Një tjetër gjë që bie në sy nga këto takime është edhe supermacia që Kariçët e patriku serb duan të reflektojnë karshi Kosovës. Kokën lart, gjithënjë ata duke e mbajtur fjalën kryesore, kurse Gazi, aty-këtu, me ndonjë fjalë në stilin “po mallo”, “razumem”, “not probllematik gajs”. 

Kariçët të veshur me komplete të shtrenjta, me bizhuteri “firmato”, e në jakë të sakos “znaçkën” me flamurin e Republikës së Serbisë. Patriku serb me atë veladonin aspak të shenjtë e me fjalë cinike prej një personi të vendosur në atë pozitë direkt nga Vuçiqi e nga shërbimet serbe.

Flasin për bashkëjetesë të komuniteteve në Kosovë, sikur të ishin Nëna jonë e shenjtë Tereze e jo ideologët (patriku) e financuesit (Kariçët) e Serbisë klero-fashiste e të bëmave të saj në Kosovë.

Kur flasin për Serbinë, i referohen si “shteti i Serbisë”, “Republika e Serbisë”, kurse kur flasin për Kosovën e institucionet e saj, i referohet si: “organet e Kosovës”.

Edhe gjithënjë, konsistent, pa asnjë pardon, pa asnjë skrupull: asnjë fjalë në shqip. Edhe pse vet e thonë se kanë respekt për fqinjët e tyre shqiptarë dhe se me ta janë rritur bashkë.  Së paku për respekt ndaj Gazit, “Gazit Gradonaçellnikut” – modelit të shqiptarit që këtyre i duhet në Kosovë “e Metohi”, i cili s’ja ndante deklaratave para medieve serbe e muhabetit me ta, ashtu siç dinte, me atë serbishten e tij të çalë.

Asnjë herë, as Kariçëve e as patrikut e perlatëve të kishës serbe, nuk ju ra ndër mend të përmendin shqiptarët e shquar që kanë dhënë kontribut përgjatë shekujve edhe për ruajtjen, edhe për kultivimin e vlerave në këtë monument sakral mesjetarë, që ndodhet në Kosovë shekuj para se Serbia ta pushtonte në fillim të shekullit të kaluar.

Si nuk ju kujtua një herë të vetme kujdesi institucional i institucioneve të Republikës së Kosovës për monumentet mesjatare, ndër to edhe për Patriarkanën e Pejës?!

E Gazi? “Gaz Gradonaçellniku”, vetëm heshtë, e tundë kokën, me raste e cakërronte gotën me ndonjë, apo edhe e ngjyen nga pak kafshatën në ushqimet e servirura në sofrën e shtruar nga patriku serb, nën meloditë e këngëve e hymneve kishtare serbe…

Në vazhdim, ju ftojmë t’i ndiqni disa sekuenca të këtyre videove të titruara në shqip dhe që ti lexoni këta artikuj të botuar më heret për temën e Kariçëve.

Patriku serb e lavdëron Gazin para medieve serbe
Patriku serb Irinej e falenderon Putinin për “përkarhjen në lidhje me Kosovën”
Gazi në krye të sofrës, pran patrikut serb e një zyrtari nga Beogradi
Millanka e Kariçëve bënë dolli, e harron të përmendë Gazin
Dragani me “znaçkë” i quan institucionet e Republikës së Kosovës “organe të Kosovës e ‘Metohisë'”, Gazi e tundë kokën
Gazi bënë ftesë për bashkëjetesë
Para se të ulej në sofër me Gazin, patriku serb jep “fetfa”, aty e quan çlirimin e Kosovës “pushtim të dhunshëm” e “futje e çizmes së huaj”
Patriku serb pritet nga Putini, falenderohet për përkrahjen e Rusisë
  

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jeton Sopa 07/11/2025 07/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?