KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Drejtori i policisë takim me homologun kroat, flasin për rendin e sigurinë
Siguri

Drejtori i policisë takim me homologun kroat, flasin për rendin e sigurinë

Kosova News
Kosova News 12:33 -07/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka zhvilluar takim me drejtorin gjeneral të Policisë kroate, Nikola Milina.

Bëhet e ditur se të dy krerët policor nga Kosova e Kroacia kanë folur për rendin e sigurinë publike, në fushën e hetimit dhe luftimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit, luftimit të krimit trans kufitar dhe migrimit të paligjshëm, si dhe në fushën e krimeve të luftës, krimeve kibernetike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, diskutime këto që sipas policisë synojnë rritjen e bashkëpunimit dhe avancimin e mëtejmë ndërinstitucional.

Hoxha në Kroaci në vizitë dyditore po qëndron bashkë me drejtorin e Departamentit të Hetimeve, Agron Nezaj, drejtorin e Departamentit të Njësive Speciale, Mentor Shabani, dhe drejtorin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, Arben Paçarizi.

“Delegacioni kosovar, përveç vizitës në Drejtorinë e Përgjithshme, vizitoi edhe Komandën e Ndërhyrjes, ku nga afër u njoftua mbi punën dhe aktivitetet policore që realizohen në këtë qendër, përfshirë prezantimin dhe demonstrimin e pajisjeve teknologjike si dronët, antidronët dhe pajisjet e tjera të njësive speciale”.

Policia e Kosovës thotë se vizita dhe takimet rikonfirmuan bashkëpunimin e përhershëm dhe profesional mes dy organizatave policore, bashkëpunim ky i cili, sipas PK-së, ndikon në lehtësimin e shkëmbimit të informacioneve, realizimin e trajnimeve të avancuara dhe profesionale, si dhe shkëmbimin e përvojave policore në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zbatimit të ligjit.
Thuhet se krerët e dy policive janë zotuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë, zbatimin e memorandumeve të mirëkuptimit, si dhe përkrahjen dhe mbështetjen drejt anëtarësimit të PK-së në organizatat ndërkombëtare ligj zbatuese.

Gjithashtu lexoni:

Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator

Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona

Kur vendimet flasin më shumë se zhurma: Profili i gjyqtares Rovena Kastrati

Policia realizon dy ekstradime: Njëri dërgohet në Gjermani, tjetri sillet në Kosovë

Kosova News 07/11/2025 07/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik
16:02 -16/07/2026
Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe: Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë
15:46 -16/07/2026
Kurti pret ambasadorin jo-rezident të Irlandës, uron Presidencën e BE-së
15:27 -16/07/2026
Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit
15:00 -16/07/2026
Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq
14:52 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?