KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Specialja thotë se Trëndafilova i ishte përgjigjur letrës së Kurtit: Vendimet merren nga gjyqtarët e jo nga kryetarja
Siguri

Specialja thotë se Trëndafilova i ishte përgjigjur letrës së Kurtit: Vendimet merren nga gjyqtarët e jo nga kryetarja

Kosova News
Kosova News 10:23 -07/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, Michael Doyle ka treguar se letrës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit i ishte përgjigjur kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova.

Doyle ka thënë se në letrën e saj, Trëndafilova ka thënë se vendimet në rastet gjyqësore- specifikisht për paraburgimet, merren nga gjyqtarët në rastet përkatëse dhe jo nga vetë ajo si kryetare e DHSK-së, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Një letër nga Kryeministër Kurti i është dërguar kryetares në shtator 2022 dhe ajo iu përgjigj kësaj letre. Kryetarja në përgjithësi ka theksuar në përgjigje se DHSK-ja dhe gjykatësit janë të pavarur në punën e tyre dhe se ata po zhvillojnë gjykimet sipas kornizës ligjore të DHSK-së dhe standardeve më të larta të të drejtave të njeriut. Ajo gjithashtu ka theksuar se vendimet në lidhje me paraburgimet merren nga trupat gjykues kompetentë në çdo çështje gjyqësore, dhe jo nga kryetarja”, ka thënë Doyle.

Ndryshe, duke folur për proceset gjyqësore në këtë Gjykatë, Doyle ka treguar se në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, gjykimi do të vazhdojë të hënën nga ora 14:00 deri në orën 17:00 duke mos llogaritur 45 minutat vonesë në transmetim.

Sipas Doyles, mbrojtja e Hashim Thaçit, synon që të thërrasë edhe tre dëshmitarë të tjerë në këtë proces. Ndërsa, në pasditen e 18 nëntorit pritet të fillojë dëshminë Wesley Clark, i cili është dëshmitari i fundit që kjo mbrojtje synon që ta thërrasë.

Ai tregoi se këtij rasti iu shtua edhe një seancë më 21 nëntor 2025, në mënyrë që Clark të përfundojë me dëshminë e tij.

Veç kësaj, se fundi thuhet se është marrë edhe një vendim ndaj ankesës së mbrojtjes së prokuroria s’ka nxjerrë me kohë materialet për mbrojtjen. Kërkesa u hodh poshtë pasi nuk u vërtetuan pretendimet e mbrojtjes.

“Trupi gjykues vuri në dukje se “respektimi i plotë dhe në kohë nga Prokuroria i detyrimit të saj për nxjerrjen e materialeve është element dhe garanci e rëndësishme për drejtësinë e procesit dhe barazinë midis palëve, ZPS-së dhe mbrojtjes”. Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk i kishte dhënë mbrojtjes njoftim të hollësishëm për disa materiale dhe prova në posedim të saj dhe gjykatësit i kujtuan ZPS-së rëndësinë e përfshirjes së materialeve në njoftimin sipas Rregullës 102 (3). Njëkohësisht, trupi gjykues konstatoi se materialet ishin nxjerrë pa vonesë dhe nuk i kishin shkaktuar dëm mbrojtjes, dhe e hodhi poshtë kërkesën”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator

Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona

Kur vendimet flasin më shumë se zhurma: Profili i gjyqtares Rovena Kastrati

Policia realizon dy ekstradime: Njëri dërgohet në Gjermani, tjetri sillet në Kosovë

Kosova News 07/11/2025 07/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik
16:02 -16/07/2026
Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe: Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë
15:46 -16/07/2026
Kurti pret ambasadorin jo-rezident të Irlandës, uron Presidencën e BE-së
15:27 -16/07/2026
Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit
15:00 -16/07/2026
Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq
14:52 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?