Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka falënderuar qytetarët për përkrahjen dhe për ndjekjen e debatit të sontëm që e kishte me kundërkandidatin e tij të LDK-së, Përparim Rama.
Në një postim në rrjete sociale, Çeku ka theksuar rëndësinë e bashkimit për ndryshim në kryeqytet, duke ftuar qytetarët që më 9 nëntor të dalin masivisht në votime.
“Faleminderit që e ndoqët debatin e sontëm për Prishtinën dhe për përkrahjen tuaj. Më 9 nëntor, bashkë për Prishtinën tonë! 💙” – ka shkruar Çeku.
Balotazhi për kryetar të Prishtinës do të mbahet më 9 nëntor, ku Hajrulla Çeku i Lëvizjes Vetëvendosje do të përballet me Përparim Ramën nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).


