KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkëlqimin e nisi me Vushtrrinë, tani po shkëlqen edhe me Kosovën – Rrezon Gashi, mesfushori me të ardhme të madhe para vetes
Sport

Shkëlqimin e nisi me Vushtrrinë, tani po shkëlqen edhe me Kosovën – Rrezon Gashi, mesfushori me të ardhme të madhe para vetes

Kosova News
Kosova News 21:26 -06/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Me vetëm 19 vjet, Rrezon Gashi është bërë një nga emrat më të spikatur të futbollit kosovar, duke luajtur rregullisht për klubin lider të Ligës së Parë, Vushtrria.

Mesfushori i talentuar njihet për vizionin e lojës, pasimet e sakta, driblimet e shpejta dhe gjuajtjet e forta, aftësi që e kanë bërë të spikatur në kampionat dhe të ftohet nga Kosova U20. Së fundi, Gashi shënoi një gol të bukur me kokë në miqësoren ndaj Katarit.

Në një intervistë për Telegrafin, Gashi tregoi pse zgjodhi të vazhdojë karrierën tek Vushtrria, ku janë në pozitën e parë në Ligën e Parë.

“Isha në kontakte me disa skuadra nga Superliga dhe Liga e Parë. Gjithsesi nuk e pata vështirë të përcaktohem për Vushtrrinë, duke marrë parasysh organizimin e mirë të klubit, tifozët e zjarrtë dhe synimin për t’u kthyer në Superligë, por edhe kushtet që më janë ofruar”, deklaroi fillimisht Gashi.

Ai është tashmë një titullar i rregullt dhe ndihmon skuadrën me gola dhe asiste. Ai shprehet i kënaqur me punën nën drejtimin e Armend Dallkut.

“Normalisht si çdo i ri pata nevojë për pak kohë për t’u përshtatur, por tash ndihem shumë mirë. Sigurisht që është kënaqësi të shënosh gola e të asistosh, por për mua rendësi ka suksesi i skuadrës. Jam shumë i kënaqur edhe me trajnerin Dallku dhe besimin që ka tek unë”, nënvizoi ai.

Lidhur me eksperiencën e lojës në Ligën e Parë në moshën e tij të re, Gashi thekson se ky rang garash është shumë cilësor.

“Liga e Parë sivjet është shumë e fortë, shumica e skuadrave janë ish-anëtare të Superligës dhe disa kanë fituar tituj. Të luash këtu nuk është aspak e lehtë, por është kënaqësi të ndjekësh rivalitetin dhe interesimin e tifozëve për ndeshjet”, ka thënë ai.

Për ftesën te Kosova U20 nga Bekim Isufi, mesfushori tregon emocionin e veçantë, ndërsa nuk ndalet deri sa t’i arrijë synimet.

“Është ndjesi e shkëlqyeshme. Jam i kënaqur me paraqitjet ndaj Katarit dhe shpresoj ta kem arsyetuar ftesën e përzgjedhësit Isufi. Synimi im është të ftohem më vonë edhe nga Kombëtarja U21 dhe Kombëtarja A”, pohoi Gashi.

Kur pyetet për të ardhmen dhe interesimin e klubeve të huaja, Gashi është i qartë, duke menduar njëherë vetëm te objektivat me Vushtrrinë.

“Secili i ri ëndërron të luajë në skuadra të mëdha evropiane, edhe unë synoj të tillë, por aktualisht jam i përqendruar vetëm te Vushtrria. Do ta jap maksimumin në çdo moment për të arritur qëllimin tonë, inkuadrimin në Superligë. Për momentin fokusi im është këtu, pastaj do të shohim çfarë sjell e ardhmja”, përfundoi mesfushori i talentuar

Rrezon Gashi duket se po e ndjek hap pas hapi rrugën drejt një karriere të suksesshme, duke kombinuar talentin me profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj ekipit dhe Kombëtares së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Francë – Marok, formacionet zyrtare

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Kosova News 06/11/2025 06/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?