KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Granit Xhaka: Arsenali është në zemrën time, por tani jam kapiten i Sunderlandit dhe ndihem si në shtëpi
Sport

Granit Xhaka: Arsenali është në zemrën time, por tani jam kapiten i Sunderlandit dhe ndihem si në shtëpi

Kosova News
Kosova News 17:51 -06/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pak pas orës nëntë të mbrëmjes së së hënës, Granit Xhaka shënoi golin e tij të parë me fanellën e Sunderlandit dhe e festoi me një rrëshqitje në gjunjë përpara tribunave të mbushura të “Stadium of Light”.

Të nesërmen në mëngjes, Xhaka ishte sërish në qendrën stërvitore duke folur për atë gol që i dha Sunderlandit një barazim ndaj Evertonit dhe e ngjiti skuadrën në vendin e katërt të Ligës Premier.

“Jam gjithmonë me kohë – është diçka që më karakterizon”.

Sunderland, skuadër e sapo ngjitur në elitë, ka befasuar Anglinë me 18 pikë në 10 ndeshje. Tani e pret sfida më e veçantë: përballja e së shtunës ndaj Arsenalit.

Për Xhakën, kjo ndeshje është më shumë se thjesht futboll. Ai e pranon me sinqeritet: “Të gjithë e dinë që Arsenali është në zemrën time. Të jesh shtatë vjet pjesë e atij klubi është diçka e veçantë”.

Në një intervistë të qetë te “Academy of Light”, mes hyrjeve të lojtarëve që vinin për stërvitje, ai tregoi se momenti i tij më i preferuar në Sunderland nuk ishte goli, por dita e parë që hyri në klub.

Granit Xhaka

“E ndjeva menjëherë energjinë pozitive. Këtu duhet të ndihesh si në shtëpi – e ndjeva që në fillim”.

Xhaka foli me respekt të madh për Mikel Artetën, trajnerin që i ndryshoi rrjedhën e karrierës kur gjithçka dukej se kishte marrë fund te Arsenali pas incidentit me tifozët në vitin 2019.

“Valixhet i kisha gati. Doja të largohesha. Por Mikel më foli hapur dhe më bindi të qëndroja. Çdo fjalë që më tha atë ditë, më pas e ktheu në realitet. Ai më ndryshoi si njeri dhe si lojtar”.

“Ishte dita më e keqe e karrierës sime, por në të njëjtën kohë më e mira. Sepse më mësoi shumë për njerëzit, për veten, për jetën”.

Granit Xhaka

Nëse nuk do të kishte ardhur Arteta, historia mund të ishte ndryshe. Por Xhaka qëndroi, fitoi dy FA Cup, më vonë u transferua te Bayer Leverkusen ku udhëhoqi klubin drejt titullit të parë në Bundesliga dhe sot është kapiten i Sunderlandit, me 141 ndeshje për Zvicrën dhe një vend mes 20 më të mirëve në Top 20 të Topit të Artë 2024.

Sot, ai është figurë udhëheqëse në skuadrën e re. Trajneri Regis Le Bris e ka cilësuar “trurin e ekipit në fushë”, ndërsa shokët e quajnë “Në statistika, Xhaka renditet në vendet e para për kilometra të përshkuara, pasime përpara dhe ndërprerje aksionesh. Por përtej numrave, është prania e tij që ndjehet. Granit Xhaka dhe Olivier Giroud“Pas 10 ndeshjesh, askush nuk ka fituar apo humbur asgjë. Të shohim ku do të jemi pas 38 javësh”

trajneri i dytë”. Vetë Xhaka ka marrë tashmë licencat UEFA B dhe A, dhe është në rrugën drejt licencës Pro.

“Por ende dua të jem lojtar. Të gjithë trajnerët të thonë: qëndro në fushë sa më gjatë që mundesh”.

Në statistika, Xhaka renditet në vendet e para për kilometra të përshkuara, pasime përpara dhe ndërprerje aksionesh. Por përtej numrave, është prania e tij që ndjehet.

Granit Xhaka dhe Olivier Giroud

“Pas 10 ndeshjesh, askush nuk ka fituar apo humbur asgjë. Të shohim ku do të jemi pas 38 javësh”.

“Të jesh lider do të thotë të jesh vetvetja, jo të tregosh se je kapiten. Sjellja jote në fushë dhe në dhomën e zhveshjes tregon gjithçka.”

Të shtunën, kur Arsenali të rikthehet në “Stadium of Light” për herë të parë që nga viti 2016, përballë do ta ketë sërish një figurë të njohur – por tashmë në një fanellë tjetër.

Gjithashtu lexoni:

Francë – Marok, formacionet zyrtare

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Kosova News 06/11/2025 06/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?