Në vitin 2025, LDK-ja në Fushë Kosovë humbi dy palë zgjedhje , ato nacionale që u mbajtën në shkurt ku u rendit e treta ndërsa në zgjedhje lokale të tetorit mbeti për herë të parë pas 25 vitesh doli e dyta. Ndërkohë që primatin për herë të parë e mori Lëvizja Vetëvendosje në Fushë Kosovë duke kryesuar me një epërsi të lartë prej 45 % në krahasim me LDK-në me 36 %.
Kanditati i LDK-së Besnik Osmani në këto zgjedhje tregoi se nuk është figurë unifikuese brenda vetë partisë , duke qenë se ky rezultat tregoi se nuk e ka përkrahjen e figurave kyqe te LDK-së, çka bëri që një pjesë e konsiderueshme e elektoratit të rrëshqas drejt Levizjes Vetëvendosje.
I gjendur në situatë të palakmueshme dhe duke e parë që fitorja po i rrëshqet nga duart, kandidati i LDK-së Besnik Osmani për të shpëtuar nga fundosja politike ia zgjati dorën PDK-së, kundërshtarit sa për sy e faqe përball elektoratit të saj e që në realitet del të jetë një aleat i saj i fshehtë .
Por në fakt koalicionet mbi ndarjen e pushtetit dhe interesave personale nuk janë krenari; ato janë kërcënim për institucionin dhe qytetarin, duke injoruar ideologjinë, vizionin dhe përgjegjësinë politike dhe këto koalicione të panatyrshme si duket do t’i kthehen bumerang në zgjedhjet e së diles për balotazh.
Paknaqësitë brenda strukturave të LDK-së tashmë kanë shpërthyer ku nënkryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Fushë Kosovë, Ekrem Berjani, ka dalë kundër kandidaturës së kandidatit të kësaj partie Besnik Osmani, duke e cilësuar këtë të fundit si përçarës.
Berjani ka publikuar në Facebook një leter që i ka dërguar kryetarit aktual të Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka bërë të qartë se ai nuk e mbështet Besnik Osmanin në garën e balotazhit të 9 nëntorit, ndërsa e akuzon këtë subjekt për përdorim të metodave të parregullta për të ndikuar te votuesit.
“Nuk e kam mbështetur kandidatin tuaj për kryetar z.Besnik Osmani, pais ai është treguar përçarës brenda strukturave të LDK-së dhe brenda institucionit komunal duke dëmtuar unitetin e brendshëm dhe besimin e qytetarëve” ka shkruar Berjani.
Sot, servilizmi duket se është “shkolla” më e mirë e Besnik Osmanit për t’u emëruar dhe ngritur në pozitë brenda partisë.


