KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Suedia pezullon ndihmën ndaj Serbisë për shkak të korrupsionit
Politikë

Suedia pezullon ndihmën ndaj Serbisë për shkak të korrupsionit

Kosova News
Kosova News 09:49 -04/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria suedeze ka vendosur të rishikojë mbështetjen e saj ndaj Serbisë në kuadër të Strategjisë për bashkëpunim reformues me Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

Në njoftimin e publikuar, thuhet se vendimi nënkupton se një pjesë e ndihmës që shkonte për institucionet shtetërore serbe do të ndërpritet, ndërsa fondet do të ridrejtohen për të forcuar shoqërinë civile.

“Zhvillimet në Serbi kanë marrë drejtim tjetër, nga rritja e korrupsionit deri te mosrespektimi i parimeve të shtetit ligjor. Vendet nuk mund të presin mbështetje nga Suedia nëse nuk zbatojnë reformat dhe përparimin që ne kërkojmë. Prandaj po bëjmë këto ndryshime”, ka theksuar ministri suedez për ndihmë dhe tregti të jashtme, Benjamin Dousa.

Qeveria e Suedisë ka deklaruar se ka ndjekur me kujdes zhvillimet në Serbi dhe “ka vërejtur, prej kohësh, mungesë të vullnetit reformues nga qeveria serbe veçanërisht në përpjekjet për forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e lirive themelore, përfshirë lirinë e shprehjes dhe të medias”.
Gjithashtu, bëhet e ditur se Stokholmi ka vendosur të rishikojë ndihmën për Serbinë në përputhje me parimet e zgjerimit të bazuar në meritë të BE-së. Kjo do të thotë se vendet që tregojnë përparim dhe vullnet për reforma do të shpërblehen, ndërsa për ato që nuk respektojnë të drejtat themelore apo kanë prapakthim demokratik, mbështetja mund të reduktohet ose të ngrihet.

“Suedia do të ndërpresë disa forma të ndihmës për shtetin serb dhe do të rishpërndajë fondet për të forcuar organizatat e shoqërisë civile, që luajnë rol të rëndësishëm në promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në vend”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Kosova News 04/11/2025 04/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?