KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Eksperti tregon raportin nga Italia për mandarinat shqiptare, si t i dallojmë ato me kimikate?
Rajon

Eksperti tregon raportin nga Italia për mandarinat shqiptare, si t i dallojmë ato me kimikate?

Kosova News
Kosova News 14:27 -03/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

“Mandarina e prodhuar në Shqipëri nuk ka asnjë preparat të palejuar dhe asnjë lloj normative mbi normat e BE-së”. Në këtë përfundim ka dalë një raport i ardhur nga Italia për mandarinat shqiptare, i publikuar ekskluzivisht në Dita Jonë në A2 CNN nga eksperti Ilir Pilku, duke hedhur poshtë lajmet se ato përmbajnë kimikate, i cili e dëshmoi këtë duke konsumuar mandarinë në studio.

“Mbrëmë më erdhën analizat nga Italia. Janë dërguar me postë të shpejtë dhe laboratori analizon preparate e lejuara e të palejuara. janë bërë analizat për 600 preparate dhe pastaj normativat… Mund t’ua lë një kopje janë 15 faqe dhe nuk gjeni një preparat të palejuar. Nuk përjashtojmë ndonjë fermer të vogël që mund të mos ketë respektuar karencën. Unë do t’u them me plot gojën që mandarina e prodhuar në Shqipëri nuk ka asnjë preparat të palejuar dhe asnjë lloj normative mbi normat e BE”, tha ai në A2 CNN

Eksperti njoftoi se sot janë nisur edhe 14 kampione të tjera për analizë.

“Dhe kampioni që kolegët e mi kanë marrë përmbushin të gjithë sipërfaqen e Mursisë, Xarës se Konispolit. Në këtë zonë funksionon një nga kompanitë më të mëdha në Europë të supermarketeve. Ëahtë një ekspert i huaj atje dhe ai analizon çdo lloj parcele dhe nuk ka identifikuar mbetje ose preparate të lejuara”, tha ai në A2 CNN.

Sipas tij kjo bëhet me qëllim hedhjen baltë të prodhimeve shqiptare dhe ndodh sa herë ka prodhim, sikurse edhe me frutat e perimet e tjera.

“Nuk është hera e parë që trajtoj çështjen e mandarinave dhe konsumoj mandarinat. Ne jemi mësuar me këto lloj situatash sa fillon dalja në treg e produktit shqiptar fillon edhe një trend negativ të baltosim prodhimin, është luftë tregtare, luftë rajonale, jemi mësuar në mars me domaten e specat e serave. Ne presim 40 mijë ton mandarina nga Xara e Mursia, një prodhim cilësor dhe ajo që dua të them është se në momentin e vjeljes”, u shpreh ai në Dita Jonë në A2 CNN.

Ndërkohë teknologu Abdyl Sinani, këshillon që mandarinat të lahen me ujë të rrjedhshëm dhe të mos konsumohet më shumë se 1 kg.

“Kur të hash një kg realizon atë normën që të bën dëm. Kur mandarinat janë bllokuar por një gjë duhet ta kenë njerëzit të qartë që nëse një mandarinë e lajmë 80% ikën me lëkurën. Ky 20% po të hash një kg. Duhet larë me ujë të rrjedhshëm dhe lëkura nuk duhet përdorur. Uji i ngrohtë tregon që nxjerr vaj sipër, atëherë ka aditivë, që hedhin për ta ruajtur mandarinën. duhet sqarim për popullin, t’i lani, t’i hiqni lëkurën, mos hani më shumë se një kg”.

I pyetur sesi ti dallojmë mandarinat me kimikate, teknologu përgjigjet: “Ato që janë të lustruara dhe që nuk kanë gropa. Po ta marrësh mandarinën dhe ta vësh në ujë të ngrohtë, ajo lëshon vaj. Aty kupton që i kanë hedhur aditivë. Por cilët të bëjnë dëm e cilët jo? Teknologu duhet të bëjë analizat dhe pastaj të flasim. Prandaj ka dalë kodi lot që duhet ta ketë çdo produkt ushqimor që duhet ta ketë që nga toka e me radhë. Këto defekte duhen rregulluar një nga një”.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 03/11/2025 03/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026
13:52 -09/07/2026
Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok
13:37 -09/07/2026
Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!
13:17 -09/07/2026
Thaçi i VV-së: Kurti i gatshëm për takime, opozita të jetë e vetëdijshme sa vota u kanë dhënë qytetarët
12:50 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?