KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prishtinë, nënshkruhet Deklarata “Brighton Plus Helsinki” për barazi gjinore në sport
Sport

Prishtinë, nënshkruhet Deklarata “Brighton Plus Helsinki” për barazi gjinore në sport

Kosova News
Kosova News 14:01 -03/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), përmes komisionit “Barazia Gjinore dhe Diversiteti”, ka zhvilluar ceremoninë e nënshkrimit të Deklaratës ndërkombëtare “Brighton Plus Helsinki”, e cila synon promovimin e barazisë gjinore në sport.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësuese të larta ndërkombëtare, përfshirë Annamarie Phelps, kryetare e Sekretariatit të Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëkryesuese e Komitetit Ekzekutiv Global të “IWG Women and Sport”, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe organizatave joqeveritare që merren me të drejtat e grave, si dhe sportistë.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi tha se barazia gjinore nuk është vetëm synim social apo moral, por domosdoshmëri për zhvillimin dhe suksesin e sportit modern. Ai tha se dhënia e mundësisë së grave dhe vajzave në sport është dhënie e mundësisë që sporti të bëhet më i drejtë, më kreativ dhe më i fortë.

“Ky është një moment i rëndësishëm për lëvizjen olimpike dhe për sportin kosovar në përgjithësi, sepse përmes këtij akti ne po konfirmojmë zotimin tonë për një sistem sportiv gjithëpërfshirës, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë, pa dallim gjinie”, theksoi Krasniqi.

Kryetarja e Sekretariatit të Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëkryesuese e Komitetit Ekzekutiv Global të “IWG Women and Sport”, Annamarie Phelps tha se me gjithë pasiguritë dhe trazirat që po përballemi globalisht, është koha e duhur që kombet të forcojnë angazhimet e tyre për t’u dhënë të gjithëve mundësinë të përfitojnë nga sporti.

Ajo tha se për shumë kohë, në mbarë botën, sporti ka qenë një derë e mbyllur për shumë gra dhe vendimet që janë marrë për dekada i kanë përjashtuar ato.

“Tani është koha që sporti për vajza të bëhet diçka normale që vendimet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të marrin parasysh nevojat dhe ambiciet e tyre. Në çdo analizë të trendeve të ardhshme për sportin që kam lexuar gjatë këtij viti, janë theksuar tre tema kryesore. Këto u përsëritën edhe nga drejtuesja e sportit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në Konferencën e Federatave Ndërkombëtare javën e kaluar. Ato janë, pa ndonjë rend të caktuar: brezi ‘Gen Z’, inteligjenca artificiale dhe të dhënat, dhe sporti i grave”, tha ajo.

Përveç KOK-ut, dokumentin do ta nënshkruajnë edhe federata të ndryshme sportive, organizata joqeveritare që merren me të drejtat e grave si dhe universitete nga vendi.

Në mesin e të pranishmëve ishin edhe përfaqësues të federatave sportive dhe sportistë elitarë, ndër ta edhe kampionia olimpike Nora Gjakova./AA/

Gjithashtu lexoni:

Francë – Marok, formacionet zyrtare

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Kosova News 03/11/2025 03/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
58%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?