KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbrojtja e Thaçit ndryshon listën e provave pasi iu aprovua kërkesa për shtimin e katër artikujve që lidhen me dy dëshmitarë
Siguri

Mbrojtja e Thaçit ndryshon listën e provave pasi iu aprovua kërkesa për shtimin e katër artikujve që lidhen me dy dëshmitarë

Kosova News
Kosova News 11:50 -03/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbrojtja e Hashim Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq, ka njoftuar se ka dorëzuar listën e ndryshuar të provave të saj në rastin në të cilin Thaçit së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kjo listë e ndryshuar u dorëzua më 31 tetor 2025 pas urdhrit të trupit gjykues në këtë rast, i cili pranoi në prova materiale katër artikuj që lidhen me dy dëshmitarë të mbrojtjes, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas parashtresës së mbrojtjes dhe vendimit të trupit gjykues, këta artikuj lidhen me dëshminë e dëshmitarëve 1DW-008 dhe 1DW-009.

Mbrojtja kishte thënë që këto prova janë relevante dhe se asnjë pale nuk i shkaktohet dëm nga pranimi i tyre, pasi ato do e kenë mundësinë që ta marrin në pyetje secilin prej dëshmitarëve përkatës lidhur me ato.

Provat që lidhen me dëshmitarin e parë (1DW-008), thuhet se janë versione të gjuhës angleze dhe shqipe të një interviste të dëshmitarit të publikuar në “Zëri”.

Ky artikull thuhet se lidhet me përvojën e dëshmitarit në Kosovë gjatë 1998-ës dhe 1999-ës. Po ashtu, edhe për rolin e SHBA-së në Kosovë, ndërveprimin e dëshmitarit me UÇK-në e veçanërisht me Thaçin.

Një version i kësaj interviste ishte pranuar edhe më parë në prova materiale dhe sipas trupit gjykues, ky version nuk ndryshon materialin paraprak.

Kurse, për dokumentet që lidhen me dëshmitarin 1DW-009, janë nga dokumenti zyrtar i Republikës Federale të Jugosllavisë me datë 25 qershor 1999, që përfshinë dekrete të ndryshme që heqin gjendjen e luftës, si dhe një përkthim të pjesshëm në anglisht.

Sipas trupit gjykues, këto dokumente lidhen me periudhën e konfliktit të armatosur, dëshminë e ardhshme të 1DW-009, veçanërisht rolin e tij në ndërveprim me autoritetet serbe, përfshirë instrumentet dhe proceset për të përfunduar konfliktin.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.

Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Gjithashtu lexoni:

Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë

Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror

Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator

Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona

Kosova News 03/11/2025 03/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë
20:57 -16/07/2026
Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror
20:08 -16/07/2026
Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe
18:39 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?