KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosovarët dikur kërkonin strehim, tani ofrojnë strehë – Rriten kërkesat për azil në Kosovë
Lajme

Kosovarët dikur kërkonin strehim, tani ofrojnë strehë – Rriten kërkesat për azil në Kosovë

Alban Begolli
Alban Begolli 11:02 -03/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Dikur, Kosova ishte ndër vendet me numrin më të madh të qytetarëve që kërkonin azil në shtetet e Bashkimit Evropian, veçanërisht në vitet pas luftës dhe gjatë krizave ekonomike. Sot, situata ka ndryshuar dukshëm.

Nga një vend prej të cilit mijëra njerëz kërkonin strehim në Evropë, Kosova është shndërruar në një vend pritës për azilkërkues dhe migrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.

Ky ndryshim pasqyron një transformim të madh shoqëror dhe institucional, ku autoritetet kosovare po luajnë rol aktiv në menaxhimin e flukseve migratore dhe ofrimin e mbrojtjes ndërkombëtare për personat në nevojë.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka publikuar raportin tremujor për periudhën korrik–shtator 2025, ku vërehen rritje të kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare dhe lëvizje të migrantëve, krahas një uljeje të kërkesave për heqje dorë nga shtetësia e Kosovës, transmeton KosovaNews.

Sipas të dhënave, 76 persona kanë aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare në Qendrën e Azilit gjatë kësaj periudhe — prej tyre 55 meshkuj dhe 21 femra. Kjo paraqet një rritje prej 81% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur ishin pranuar vetëm 41 aplikime.

Në bazë të shtetësisë, shtetasit e Palestinës kryesojnë me 29% të kërkesave, të pasuar nga Egjipti me 25%, Jordania me 17%, ndërsa pjesa tjetër i përket shteteve të tjera me përqindje më të ulëta.

Ndërkohë, MPB raporton se është ulur numri i kërkesave për lirim nga shtetësia e Kosovës. Gjatë periudhës korrik–shtator 2025 janë pranuar 128 kërkesa dhe janë marrë 217 vendime, prej të cilave 213 pozitive dhe 4 negative. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin 268 vendime, kjo përbën një rënie prej 19%.

Në listën e shteteve që kanë garantuar shtetësinë për qytetarët e Kosovës prin:

  • Austria me 56%,
  • Sllovenia me 29%,
  • Gjermania me 4.7%,
  • Kroacia me 3.2%,
    ndërsa vendet e tjera përbëjnë 7% të rasteve.

Sa i përket gjinisë, 51% e aplikuesve janë meshkuj dhe 49% femra.

Në Qendrën e Pritjes së Përkohshme për Migrantë (QPPM), gjatë të njëjtës periudhë janë akomoduar 247 emigrantë, duke shënuar rritje prej 4% krahasuar me vitin 2024 (238 emigrantë). Numri më i madh i migrantëve vjen nga Maroku, Egjipti, Siria, Palestina dhe Algjeria.

Sipas MPB-së, këto të dhëna pasqyrojnë trendin në rritje të emigrimit dhe të kërkesave për azil, si dhe interesin e vazhdueshëm të qytetarëve të Kosovës për shtetësi në vendet e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Alban Begolli 03/11/2025 03/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?