KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shumë ngjarje të pazakonta dhe të çuditshme në botë u paraqitën në media gjatë muajit tetor
Botë

Shumë ngjarje të pazakonta dhe të çuditshme në botë u paraqitën në media gjatë muajit tetor

Kosova News
Kosova News 16:48 -01/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë muajit tetor, shumë ngjarje të çuditshme u raportuan në media që nga policia në New Jersey që kërkonte majmunët në imazhe për të cilët thuhet se ishin gjeneruar nga inteligjenca artificiale e deri te vjedhja e kukullave të koleksionueshme Labubu me vlerë 9.000 dollarë në Australi, raporton Anadolu.

Krahas zhvillimeve të shumta politike në të gjithë botën, ngjarje të pazakonta dhe “të çuditshme” ndodhën në vende të ndryshme, ndonjëherë të habitshme dhe ndonjëherë zbavitëse. Në kuadër të kësaj, gazetari i AA-së përpiloi një listë të ngjarjeve interesante të regjistruara në të gjithë botën në tetor.

– Imazhet e majmunëve në rrugët e Newark-ut mund të jenë gjeneruar nga inteligjenca artificiale

Ndikimi i përmbajtjeve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale në jetën e përditshme vazhdon të jetë temë diskutimi. Videot e shpërndara shpesh në mediat sociale në Newark, New Jersey, në tetor treguan majmunë që endeshin nëpër rrugë.

- Reklamë -

Drejtori i Sigurisë Publike në Newark, Emmanuel Miranda tha se policia filloi të ndiqte “majmunët” që thuhet se u panë në rrugë pas raportimeve. Ai theksoi se oficerët që u mobilizuan për të kapur majmunët, nuk mundën t’i gjurmonin këto kafshë.

Miranda shtoi se autoritetet nuk mundën t’i gjenin majmunët dhe arritën në përfundimin se videot që qarkullonin në mediat sociale me shumë mundësi mund të ishin prodhuar me inteligjencë artificiale.

– Një person në Australi u akuzua për vjedhjen e kukullës koleksionuese Labubu me vlerë 9.000 dollarë

Policia në qytetin Melburn të Australisë, në tetor kreu një operacion në zonën e Aeroportit Perëndimor në perëndim të Melburnit. Gjatë operacionit, policia sekuestroi 43 kukulla koleksionuese Labubu, me vlerë rreth 9.000 dollarë dhe arrestoi burrin 40-vjeçar të akuzuar për vjedhjen e kukullave me akuzën e vjedhjes dhe posedimit të mallrave të vjedhura.

Policia deklaroi se disa nga 43 kukullat e vjedhura ishin pjesë e një koleksioni me edicion të kufizuar me vlerë prej 500 dollarësh. Nga gjykata në të cilën u paraqit për gjykim, personi i arrestuar u lirua me kusht për t’u gjykuar nga Gjykata e Magjistraturës së Melburnit në maj 2026.

Që nga paraqitja e tyre në treg në vitin 2015 e deri më tani, kukullat Labubu të dizajnuara nga artisti i Hong Kongut, Kasing Lung, kanë tërhequr vëmendje të madhe kohët e fundit. Fillimisht të shitura për rreth 30 dollarë, kukullat mund të shiten me qindra, madje mijëra dollarë.

– Në Spanjë u kapën hajdutët që vodhën karrige me vlerë 60 mijë euro

Në tetor në media u pasqyrua një ngjarje interesante që ndodhi në kryeqytetin e Spanjës, Madri, dhe rajonin pranë tij Talavera de la Reina. Policia njoftoi se një grup prej shtatë personash vodhën karrige të cilat ishin lënë në rrugë gjatë natës nga 18 restorante të ndryshme dhe biznese të ngjashme në zonë.

Policia tha se më shumë se 1.100 karriget e vjedhura nga hajdutët, kishin një vlerë prej rreth 60 mijë eurosh dhe se u arrestuan shtatë të dyshuar. Shumë biznese në Spanjë, karriget dhe tavolinat e tyre zakonisht të bëra prej metali ose plastike të fortë, i sigurojnë me zinxhirë ose pajisje të ngjashme dhe i lënë në rrugë gjatë natës.

– Majmuni që iku nga pronari i tij u kap falë një filxhani kafeje

Një majmun merimangë me emrin “Ava” iku nga pronari i tij gjatë pjesëmarrje në një festival vjeshte në qytetin Eutawville në Karolinën e Jugut në SHBA. Autoritetet e qytetit filluan të kërkojnë primatin pasi mësuan se majmuni, i cili i ishte larguar nga pronari i tij, po endej përreth.

Majmuni merimangë, i cili u gjet shpejt, refuzonte t’u afrohej njerëzve. Megjithatë, autoritetet u përpoqën të tërhiqnin vëmendjen e primatit duke lënë një filxhan kafe në tokë. Më pas kur majmuni merimangë me emrin “Ava” iu afrua për të vëzhguar kafenë, autoritetet arritën ta kapnin majmunin dhe t’ia kthenin pronarit të tij./AA/

Gjithashtu lexoni:

Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

Lajm i keq për paqen, Irani ndërpret komunikimin me SHBA-në, bllokohet Hormuzi

Macron njofton një rekord prej 93 miliardë eurosh investime të huaja në Francë

“Pas Iranit është radha e Kubës” – Trump ka paralajmëruar sulme në ishull

Çfarë do të bëjë tani NATO, pas sulmit me dron të Rumanisë nga Rusia?

Kosova News 01/11/2025 01/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
85%
1 km/h
Thu
23 °C
Fri
25 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?