KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedonci: Kosova po i përshtat strategjitë e sigurisë me zhvillimet globale
Siguri

Maqedonci: Kosova po i përshtat strategjitë e sigurisë me zhvillimet globale

KosovaNewss
KosovaNewss 20:45 -30/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Mbrojtjes,  Ejup Maqedonci, në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës, ka folur për zhvillimet aktuale të sigurisë në nivel global dhe ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit dhe në Kosovë.

Maqedonci theksoi se bota po kalon një nga periudhat më të ndërlikuara të sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore, me ndryshime të mëdha strategjike dhe shfaqjen e akterëve që po sfidojnë rendin global të sigurisë.

“Kemi parë invazionin rus në Ukrainë, tensionet dhe luftërat në Lindjen e Mesme, si dhe qasje gjithnjë e më agresive të disa shteteve anë e mbanë globit. Kjo ka krijuar një ambient të ri të pasigurisë, ku çdo shtet po përcakton qasjen dhe qëndrimet e veta ndaj këtyre ndryshimeve”, tha Maqedonci.

Ai foli edhe për rolin e Rusisë në rajonin e Ballkanit, duke vënë në pak përpjekjet e saj për të ndikuar përmes Serbisë në proceset integruese të rajonit drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

- Reklamë -

“Serbia, përveç lidhjeve historike dhe kulturore me Federatën Ruse, ndan me të edhe interesa të përbashkëta për të minuar proceset e integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor. Kjo politikë prodhon tensione dhe rrezikon stabilitetin në gjithë rajonin”, shtoi ai.

Ministri në detyrë vlerësoi lart punën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në zbulimin dhe neutralizimin e rrjeteve të spiunazhit që kanë tentuar të destabilizojnë Kosovën, duke nënvizuar profesionalizmin e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë.

“AKI-ja ka bërë një punë të shkëlqyer në goditjen e rrjeteve të spiunazhit që i shërbenin interesave të huaja. Kemi pasur arrestime të agjentëve që kanë tentuar të ndikojnë në çështje të ndjeshme për sigurinë e vendit”, theksoi tutje Maqedonci.

Duke folur për zhvillimin e kapaciteteve të Mbrojtjes së Kosovës, Maqedonci tha se shtimi i kapaciteteve me dronë luftarakë është rezultat i analizave strategjike për përshtatje me ndryshimet teknologjike globale.

“Kosova po ndërton kapacitete moderne për t’u përballur me sfidat e sigurisë të shekullit XXI. Shtimi i dronëve luftarakë është pjesë e kësaj strategjie”, u shpreh ai.

Ai rikujtoi gjithashtu se vitin e kaluar është miratuar koncepti i ri i “mbrojtjes gjithëpërfshirëse”, i cili synon të përfshijë qytetarët në sistemin e mbrojtjes përmes angazhimit vullnetar.

“Ky koncept u jep qytetarëve mundësinë të kontribuojnë në mbrojtjen e vendit. Kështu përgatisim gjeneratat e reja për të qenë pjesë aktive e sistemit tonë mbrojtës”, nënvizoi Maqedonci.

Maqedonci theksoi se Forcat e Sigurisë së Kosovës  ka përmbyllur sot procesin e validimit për Regjimentin e Tretë Kombësor, duke shënuar kështu përfundimin e të gjitha fazave të validimit për regjimentet kombësore. Regjimenti i parë dhe i dyti u validuan gjatë dy viteve të kaluara.

Ai tha  se  termi validim në terminologjinë ushtarake nënkupton që njësi është e gatshme, e trajnuar, e pajisur dhe e përgatitur për të realizuar operacionet e fushës dhe misionet për të cilat i takon.

“Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për Ushtrinë e Kosovës, pasi konfirmon përgatitjen e njësive luftarake në nivele të kërkuara. Validimi i Regjimentit të Tretë konsiderohet hap kyç drejt kalimit në fazën tjetër të zhvillimit të FSK-së, ku do të ndërtohen kapacitete të mbështetjes luftarake, përfshirë artilerinë e rëndë, mbështetjen ajrore, sisteme antitank dhe sisteme të tjera mbështetëse”, tha Maqedonci.

Një pjesë e këtyre kapaciteteve pritet të ndërtohen deri më 2028 dhe disa prej pajisjeve tashmë janë arritur.

Ai bëri të ditur se në janar të këtij viti delegacioni i FSK-së ka zhvilluar takime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes dhe Departamentit të Shtetit. Gjatë vizitës, ata vizituan kompaninë Lockheed Martin dhe diskutuan mundësinë e blerjes së helikopterëve Black Hawk, helikopterë të njohur për efikasitetin e tyre në Forcat e Armatosura të SHBA-së. Bisedimet, tha ai përfshinë detaje teknike dhe financiare; aktualisht kërkohen analiza dhe më pas do të kalojnë në fazën e blerjes.

Ai tha se gjatë muajve të fundit, FSK ka pranuar disa pajisje të reja: dronë (përfshirë dronët Puma nga SHBA), automjete të blinduara, si dhe sisteme të tjera që në disa raste janë bërë publike, dhe në disa raste mbeten të klasifikuara.

Maqedonci pohoi  se gjatë këtij mandati janë bërë investime të konsiderueshme, rreth 400 milionë euro për blerje të armatimit dhe pajisjeve, shumica e të cilave janë realizuar në bashkëpunim shtet-me-shtet.

Ai foli edhe për krijimin e njësitit të përbashkët të ushtrive të Kosovës dhe Shqipërisë. “Ne në vazhdimësi jemi duke u angazhuar që të punojmë më shumë vende të NATO-s , mirëpo me Republikën e Shqipërisë bashkëpunimi është shumë i veçantë. Me ministrin Piro Vengo kemi filluar shumë  iniciativa të rëndësishme për dy vendet tona, duke përfshirë edhe marrëveshjen trilaterale që kemi bërë me Kroacinë dhe Shqipërinë.  Jemi dakorduar për bashkëprodhim të sistemeve të armatimit dhe një njësi të përbashkët”, tha Maqedonci.

I pyetur për zhvillimet e fundit politike dhe formimin e Qeverisë së re, Maqedonci tha se nuk ka ende informacione të reja, por se sipas tij, përpjekjet për formimin e Qeverisë Kurti 3 do të vazhdojnë, në mënyrë që të finalizohen projektet e nisura gjatë mandatit të kaluar.

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

KosovaNewss 30/10/2025 30/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?