Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të frytshëm me princin e Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Hussein bin Abdullah al-Hashimi.
Në njoftimin e saj, Osmani shkroi se Kosova dhe Jordania gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, të bazuara në miqësi, mirëbesim dhe bashkëpunim të ndërsjellë.
“Gjatë takimit, konfirmuam gatishmërinë për thellimin e partneritetit dhe diskutuam mënyrat për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, përfshirë mbrojtjen, tregtinë dhe teknologjinë e informacionit (ICT)”, ka shkruar Osmani.


